Publikuar me : 31.08.2011 Ne :
Kuriozitete - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Arben Duka
Sot një grua pa Lulashin
Në gazetë me krah të lidhur
“Ah sa keq që s’theve kokën”
E mallkoi me zë të hidhur!
Po mor po, shumë keq zullumi
është trashur sa më s’thuhet
Po ky Lul, moj zonj’e dashur
Krejt i gjallë ca kohë na duhet
E mallkon por nuk bën mirë
Jo se është një djalth’ i ri
Por po iku ky vampir
Kush jep nesër llogari?!
Si u tretën aq miliarda
Kush ta thotë përveç këtij?
“Durrës-Kukësin”, një ditë
Do ta zbardhë kjo Drejtësi
Ky do thotë si u bë dysh
Vlerë e rrugës kombëtare
Ky do thotë si u tradhëtua
Djalëria kosovare
I ka bërë goxha mëkate
Ky kodoshi kaq krenar
Do tregojë si katër burra
Na u vranë këtë janar
Të kenë lulët jetë të gjatë
E kam lutur Perëndinë
Të tregojnë kur të vijë dita
Si e vodhën dhe Bashkinë
Diku në një vend normal
Hëm gangster, hëm i pushtetshëm
Do dënohej minimal
Me burgimin e përjetshëm
Ndaj nuk bëre mirë o zonjë
Që mallkove pak më parë
Ky dhe ca na duhen gjallë
Kriminelë dhe dëshmitarë