Publikuar me : 14.10.2011 Ne :
Politike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ivo Sanader, kryeministri kroat, i arrestuar për korrupsion
Igli Totozani
Bashkimi Europian nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme prosperiteti, një mundësi më shumë për punë, për një jetë më dinjitoze, për liri lëvizje dhe ndihmash gjithfarlloj që synojnë një zhvillim harmonik të territorit dhe popujve të tij. Është pa dyshim një mundësi e mirë për të gjitha këto. Por është edhe më shumë se kaq. Është hapsira ku shteti i së drejtës ka arritur zhvillimin e tij të plotë, ku ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë fakt dhe ligji është i barabartë për të gjithë.
Është gjithashtu një bashkësi shtetesh të cilët janë në shërbim të qytetarit dhe një sërë mekanizmazh dhe instrumentesh që përfeksionohen cdo ditë e mbrojnë këtë të fundit nga dhuna, krimi, korrupsioni, trafiqet e të gjitha llojeve, evazioni, kontrabanda. Është hapsira ku qytetari, cilido qoftë djersitë shumë për të fituar paranë dhe shteti ia mbron atë, kudo ku ai e investon.
Një shteti si ne do ti kërkohet vazhdimisht shumë në këtë drejtim. Do vazhdojë të na kërkohet, sic po ndodh në fakt, të kemi vullnetin për ti luftuar këto fenomene kriminale dhe për më tepër të kemi rezultate të prekshme. Sa më afër anëtarësimit të jemi aq më të mprehta do jenë kërkesat dhe aq më vështirë do të jetë të mbrohemi duke i zvogëluar apo fshehur ato.
Integrimet e tjera në ballkan e vërtetojnë këtë fakt. Rasti i Kroacisë, i Bullgarisë, i Malit të Zi apo dhe Rumanisë po tregojnë cdo ditë se integrimi është vërtetë dicka serioze dhe se kush beson se mund të anëtarësohet, duke korruptuar apo duke u korruptuar, duke bërë evazion apo trafiqe të paligjshme, kontrabandë apo krim të organizuar apo dhe së paku, duke bërë sikur nuk i sheh këto e ka padyshim gabim.
Përkundrazi sa më afër i afrohemi BE aq më e madhe dhe e thellë lentja nëpërmjet të cilës do shikohemi dhe analizohemi. Aq më tepër nëse një ditë shndërrohemi në vend anëtar. Një numër mekanizmash dhe instrumentesh do të qëndrojnë pa pushim mbi kokën tonë duke na e bërë të pamundur pasurimin marramendës brenda një nate. Sic ndodh rendom me pushtetarët e sotëm, tek lundrojnë të pashqetësuar nga skandali në skandal.
Në fakt, ne nuk po i afrohemi këtij Bashkimi, përkundrazi kemi ngelur të fundit dhe as që po duam ti përgjigjemi thirrjeve të tij të vazhdueshme. Dhe asgjë nuk duket të ndryshojë në vendosmërinë për të na lënë jashtë Europës. Duke na penguar seriozisht në realizimin e një mundësie të papërsëritshme për qytetarin Shqiptar por dhe duke na hapur sytë nga ana tjetër e na ndihmuar të kuptojmë se ndoshta më shumë se tek inatet, mentaliteti jo demokratik e sa arsye të tjera, ndoshta arsyeja kryesore e kësaj vonese qëndron pikërisht këtu: në dëshirën e pamposhtur për pasurim të pandershëm, i cili, në një vend anëtar do të ishte shumë i vështirë. Thuajse i pamundur…
BASHKIMI EUROPIAN KUNDËR KORRUPSIONIT
BASHKIMI Europian i ka kushtuar një vëmëndje dhe rëndësi të vecantë luftës ndaj korrupsionit dhe shumë fenomeneve të tjerë kriminal. Vazhdimisht në gjirij e tij janë ngritur dhe perfeksionuar një sërë agjencish, organe dhe procedura të cilat kanë për qëllim luftën ndaj këtyre fenomeneve që prekin direct qytetarin Europian.
Në dhjetë vitet e fundit janë ndërrmarrë veprime në nivel ndërkombëtar, të Bashkimit Europian dhe kombëtare për të reduktuar korrupsionin. Në nivel Bashkimi kuadri juridik për luftën kudër korrupsionit është miratuar një normativë kundër korrupsionit në sektorin privat dhe me aderimin e Bashkimit në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC) Traktati mbi funksionimin e Bashkimit Europian sanksionon se korrupsioni është një sferë e kriminalitetit të rëndë që prezanton një dimension transkombëtar. Masat kundër korrupsionit janë përfshirë në një farë mase në një serë politikash të Bashkimit Europian.
BURIMI:
La lotta contro la corruzione nell’UE. COMUNICAZIONE DELLA COMMISSIONE AL PARLAMENTO EUROPEO, AL CONSIGLIO E AL COMITATO ECONOMICO E SOCIALE EUROPEO. Bruxelles, 6.6.2011 COM(2011) 308 definitivo
http://www.parlamento.it/web/docuorc2004.nsf/
INSTRUMENTËT DHE MEKANIZMAT NDËRKOMBËTARË KRYESOR KUNDËR KORRUPSIONIT
Në nivel ndërkombëtar mekanizmat kryesot të monitorimit dhe vlerësimit janë
- Grupi i shteteve të Këshillit të Europës kundër korrupsionit (GRECO)
- Grupi i punës së OSCE-së mbi korrupsionin dhe mekanizmi për revizionimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër korrupsionit (UNCAC)
BASHKIMI EUROPIAN DHE KORRUPSIONI NË VENDET KANDIDAT POTENCIAL DHE FQINJ
Procesi i zgjerimit të BE-së ka patur padyshim një shtysë e madhe në ndërrmarrjen e reformave anti-korrupsion në vendet kandidat dhe kandidat potencial.
Megjithatë në momentin e aderimit të tyre ka qënë shumë e vështirë të demostroheshin rezultate në lidhje me aktualizimin e dhe pakthyeshmërinë e reformave anti-korrupsion. Përvec kësaj, pas anëtarësimit ka qënë e nevojshme të vazhduarit e monitorimit të impenjimit të këtyre vendeve në luftën kundër këtij fenomeni.
BE ME KROACINË DHE TURQINË
Kuadri i negociatave me Kroacinë dhe Turqinë ka përfshirë një kapitull të vecantë mbi një sërë cështjesh relativë me Shtetin e së Drejtës, midis të cilëve reforma gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit. Konsensusi mbi zgjerimin ka ritheksuar rëndësinë që I akordohet cështjes së shtetit të së drejtës.
BURIMI:
La lotta contro la corruzione nell’UE. COMUNICAZIONE DELLA COMMISSIONE AL PARLAMENTO EUROPEO, AL CONSIGLIO E AL COMITATO ECONOMICO E SOCIALE EUROPEO. Bruxelles, 6.6.2011 COM(2011) 308 definitivo
http://www.parlamento.it/web/docuorc2004.nsf/
INSTRUMENTET DHE MEKANIZMAT EUROPIANË
OLAF OSE
ZYRA E BASHKIMIT EUROPIAN KUNDËR MASHTRIMIT
OLAF është një shërbim hetimesh administrative I Bashkimit Europian në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit në dëm të Bashkimit. Duke mbrojtur bilancin e BE-së kjo strukturë operon për të mbrojtur interest e kontribuesve europianë. Është krijuar më 1999 me qëndër Bruksel. OLAF ka kompetencë vetëm për rastet e mashtrimit që prekin bilancin europian. Në luftën kundër korrupsionit OLAF heton vetëm nëse ka dyshime për pjesmarrje të anëtarëve të personalit të Bashkimit.
OLAF NË VEPRIM MBI RRETH 200 RASTESH MASHTRIMI APO KORRUPSIONI
- Miliona cigare të importuara kontrabandë në Bashkimin Europian nga Ballkani
- Një OJF që ka marrë financim të dyfishtë nga dy donator të ndryshëm për të njëjtin projekt.
- Bashkëpunimi midis disa tenderuesve dhe një funksionari të Bashkimit që u mundësonte atyre të prezantonin fatura të fryra duke marrë si shpërblim që të punonin privatisht për të.
BURIMI: OLAF Ufficio europeo per la Lotta Antifrode
http://ec.europa.eu/anti_fraud/faqs/it.html
EUROPOL
Është agjenci e BE për zbatimin e ligjeve nëpërmjet lehtësimit të shkëmbimit të informacioneve kriminale midis Policisë, Doganave dhe Shërbimeve të sigurisë.
Europol është për të koordinuar një përgjigje efikase kriminalitetit të rëndë dhe terrorizmit ndërkombëtarë në Europë.
Europol lufton kundër kriminalitetit. Kapacitete përdoren për të luftuar kundër trafikut të drogës, imigracionit klandestin, trafikimit të qënieve njerëzore, kiberkriminalitetit, pastrimit të parave, fabrikimit të parave fallco etj krime të rëndë.
Europol në shifra
Më shumë se 12 mijë hetime trans-kufitar cdo vit
BURIMI: Sitweb Europol
https://www.europol.europa.eu/
EUROJUST
Eurojust u krijua pas një vendimi nga Këshilli Evropian në Tampere, të mbajtur në tetor 1999. Eurojust mbulon të njëjtat lloje të krimeve dhe shkeljeve për të cilat Europol është kompetent, të tilla si terrorizmi, trafiku i drogës, të qenieve njerëzore, falsifikimi,pastrimit I parave, krimi kompjuterik, krimi kundër pronës, duke përfshirë mashtrimin dhe korrupsionin,veprat penale që prekin interesat financiare të Komunitetit Europian, krimin mjedisor dhe pjesëmarrjen në organizata kriminale.
Eurojust mund t’i kërkojë autoriteteve kompetente të ShteteveAnëtare të interesuara:
për të hetuar apo ndjekur penalisht akte të veçanta;
për të koordinuar me njëri-tjetrin;
të pranojnë se një vend është vendosur mirë për të ndjekur të tjera;
për të ngritur një ekip të përbashkët të hetimit, ose
për të siguruar Eurojust me informacionin e nevojshëm për të kryer detyrat e tij.
BURIMI: The European Union’s. Judicial Cooperation Unit
http://www.eurojust.europa.eu/mission.htm