Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Sport - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, duhet të bëjë llogaritë pa disa lojtarë prej dëmtimeve. Anderson (gju), Tom Kleverli (nyja e këmbës), Rio Ferdinand (kavilje), Darren Fletçer (grip), Majkëll Ouen (kofshë) dhe Nemanja Vidiç (gju) do të mungojnë. Edhe Eshli Jang do t’i bashkohet kësaj liste, pasi doli me barrelë gjatë fitores 5-0 kundër Fulhemit. Darron Gibson mbetet në pikëpyetje për vizitën e Uiganit. Për Fill Xhons, Sër Aleks Ferguson ende nuk ka konfirmuar rikuperimin e tij nga dëmtimi në fytyrë, që pësoi në “Carven Cottage” ndaj Fulhemit. Ndërkohë, trajneri i Uigan, Roberto Martinez, nuk ka një listë të gjatë dëmtimesh sikundër Ferguson, pasi vetëm Emerson Bojse dhe Kris Kërkland janë lojtarët e padisponueshëm për shkak dëmtimi.
Statistikat – Mançester Junajtid ka humbur vetëm një ndeshje në Premier Ligë këtë edicion, disfata 6-1 ndaj rivalëve historikë të Mançester Sitit në “Old Trafford”. Të besuarit e Sër Aleks Ferguson kanë fituar të 13-ta përballjet me Uigan, dhe do të shpresojnë të ruajnë presionin ndaj Sitit në fushën e tyre për “Boxing Day” (dita kur nis sezoni i uljeve në të gjitha dyqanet britanike, 26 dhjetori). “Djajtë e kuq” kanë fituar çdo ndeshje, që kanë luajtur kundër Uigan gjatë gjithë historisë: 13 fitore, 12 prej të cilave në Premier Ligë. Fitorja tjetër erdhi në finalen e Kupës së Ligës 2006, e fituar 4-0 nga Junajtid. Gjatë kësaj kohe, te besuarit e Ferguson u kanë shënuar 41 gola kundërshtarëve, dhe kanë pësuar vetëm 4 të tillë. Uigan ka shënuar vetëm 6 gola në transfertat e Premier Ligës këtë edicion. Vetëm Fulhemi ka gjetur rrjetën më pak se ata në transferta. Në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në Premier Ligë, vizitorët kanë shënuar vetëm 15 gola- më pak se të gjithë.