Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ka humbur pakica

Publikuar me : 10.05.2011 Ne : Kulture - 283 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Partia Demokratike e Sali Berishes ka pesuar nje humbje historike nga Saranda deri ne Has, ne nje votim qe nga shoqeria shqiptare eshte konsideruar realisht si nje referendum kunder regjimit. Shqiptaret i jane pergjigjur politikisht thirrjes se opozites per te ndeshkuar nje regjim, i cili per dy vite radhazi refuzoi tu tregonte shqiptareve ku kishte shkuar vota e tyre dhe ndertuan nje qeveri bazuar tek figurat me peng qe mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare ka ne politiken shqiptare.


Votimi i djeshem se pari realizoi kerkesen e shqiptareve per hapjen e kutive. Ate qe per dy vite rresht Berisha nuk e beri duke shpresuar se do te gjunjezonte opoziten, e bene dje shqiptaret duke i deshmuar Berishes se eshte pakice ne shoqerine shqiptare. 8 Maji hapi kutite e mbyllura te 28 Qershorit duke deshmuar se qeveria eshte jolegjitme dhe duhet te ike nje ore e me pare.


Nese ne kerkesen per hapjen e kutive opozita ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve te 28 Qershorit dhe legjitimitetin e parlamentit, me votimin e 8 majit ajo ka bere nje referendum per qendrimin e saj ndaj 28 Qershorit, referendum qe ben te domosdoshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Ky referendum se dyti i dha fund perpjekjeve te liga te Berishes per rrenimin e opozites dhe krijimin e nje opozite luajale me regjimin e tij. Shqiptaret votuan kunder tentatives per te prodhuar nje regjim putinist ne Shqiperi ku media dhe antiopozitaret kishin krijuar nje aleance te forte pro qeverise, per te rrenuar cdo vlere opozitare ne vend. Ne nje situate te paprecedent politike, media shqiptare u gjunjezua para presioneve te qeverise per te mos denoncuar skandalet e saj dhe beri nje rezistence te pjesshme dhe aspak dinjitoze ndaj trukimit te fushates elektorale te saj.


Per vite me radhe te gjithe ata qe do te studiojne shkencat e komunikimit ne kete vend dhe teorine e gazetarise, mund te marrin emisionin Opinion te se dieles ne mbremje ne TV Klan per te pare deri ku ka shkuar vulgariteti i gazetareve- sherbetore te pushtetit dhe deri ku mund te shkoje papergjegjesia per te futur vendin deri ne lufte civile per nje grusht pare te paguara nga pushteti ne kete fushate elektorale.


Me nje histeri qe tejkalonte vete zellin e humbesve te ketyre zgjedhjeve, gazetare qe per vite te tera i kane shitur moral medias shqiptare, u shfaqen te shfytyruar dhe te papergjegjshem para publikut, vetem nga ideja se regjimi dhe plani i tij kunder opozites nuk po votebesohej nga shqiptaret. Si per ta bere me te plote kete karikature, ne ekran u shfaq dhe Shkelzen Maliqi, qe nisi te ngjyente gishtat me peshtyme si Ilir Meta per te gjetur te dhenat e sondazhit Gani Bobi, qe i ishin ngaterruar me nje perzierje gjuhesore mes toskerishtes se Kastriot Islamit dhe tropojanishtes se Sali Berishes.


Por kjo fushate ka tronditur thelle dhe mbeshtetesit e sinqerte te Partise Demokratike. Eshte e vertete se ata nuk e kane besuar udheheqesin e tyre kur ka thene se jemi vendi me rritje ekonomike me te larte ne bote, apo kur ka thene se eshte duke luftuar korrupsionin, por kurre nuk e kane menduar se ai do te shiste aspiratat e tyre per hir te familjes se tij. Sot demokratet e Shqiperise nuk duhet te ndjehen aspak te humbur pasi ne te vertete ata nuk kane humbur asgje.


Ne Tirane ka humbur Argita Berisha, Shkelzen Berisha dhe Damir Fazllici. Kandidati i tyre nuk ka marre votebesimin e kryeqytetit, per fatin e mire edhe te demokrateve. Ne Vlore nuk kane humbur demokratet, por sekseret e Shkelzenit dhe Argites. Ne Kavaje nuk kane humbur demokratet, por eunuket e Shkelzenit dhe Argites. Ne Lac nuk kane humbur demokratet, por marionetat e Familjes ne pushtet. Demokratet e vertete qe kane menduar se kane fituar pushtetin qysh ne vitin 2005, akoma nuk e kane prekur ate.


Pushteti kaloi nga Fatos Nano tek nje grusht njerezish te familjes Berisha qe i shikojne demokratet si mish per top. Ata sot duhet te ndjehen te fituar se kane hedhur nje hap te madh perpara nga shitja e interesave te tyre nga nje tufe njerezish qe kane parim te behen miliardere me pushtetin e fituar me votat e tyre. Sot nuk ka humbur asnje demokrat i ndershem shqiptar. Sot kane humbur vetem ata qe kane vjedhur dhe plackitur edhe demokratet shqiptare.


Per kete arsye disa bastione simbolike te PD, ku shquhet Kavaja dhe Laci, i dhane leksione te forta demokracise shqiptare duke hedhur ne kosh te plehrave marionatat e Sali Berishes.


Zgjedhjet e 8 Majit ishin vote kunder pushtetit personal dhe familjar te Sali Berishes, kunder Monarkise se tij te Korrupsionit dhe jo vote kunder demokrateve shqiptare. Demokratet shqiptare fituan aty ku meritonin ne jug apo veri, atje ku nuk ishin simbole te Familjes ne pushtet apo cerdhe korrupsioni. Demokratet humben atje ku bashkiaket ishin bere si punonjes hipoteke te Shkelzenit dhe Argites, atje ku demokratet e vertete nuk e preknin pushtetin e tyre, por persekutoheshin prej tij.


Edhe humbja e Bollanos ne Himare i ka ardhur me shume prej mbeshtetjes se tij prej Sali Berishes se sa prej afrimit te tij si nje nacionalist i vjeter. Shqiptaret kishin identifikuar ne keto zgjedhje nje shenjester dhe ajo ishte Sali Berisha. Tashme ai ka marre nje vote te qarte popullore kunder dhe duhet te mbaje fjalen qe do ta lexoje kete rezultat. Shpresoj mos ta lexoje ne alfabetin e Bin Ladenit, por ne alfabetin perendimor dhe ti hape rruge kthimit te normalitetit demokratik ne Shqiperi.


Ai eshte sot figura me antipopullore ne vend dhe nuk mund te mbaje peng qeverisjen e vendit per shkak te interesave te Familjes se tij. Ne keto zgjedhje si rrallehere ne bote ka humbur pakica qe na qeveriste, ka humbur pakica qe na kontrollonte lirite tona, pronat tona, bizneset tona, ka humbur pakica qe ka vjedhur pushtetin e shumices se demokrateve shqiptare. Ka humbur nje pakice e paligjshme qe nuk perfaqeson as demokratet dhe as socialistet shqiptare, por Familjen e Sali Berishes. Le te shkojne pa bere dem nese duan te kene paqe me veten dhe shqiptaret ne ditet qe vijne.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit