Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ka rritje eksportesh dhe investimesh, por pa rritje te te ardhurave

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në një interviste të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, pretendohet e flitet për rritjen e të ardhurave të arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas deklarimit të Ministrit te Financave në Konferencën për shtyp në muajin janar, të ardhurat buxhetore gjithsej për vitin 2011, rezultuan 330.4 miliardë leke, të ardhurat nga Tatimet doganat se bashku 235. miliardë lekë, nga Doganat 128 miliardë leke dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me 107.1 miliardë lekë, kur këta tregues në vitin 2008, ishin: Të ardhurat buxhetore 291.2 miliardë lekë, të ardhurat nga tatimet e doganat 205.3 miliardë leke, të ardhurat nga doganat, 104.5 miliardë leke lekë dhe te ardhurat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 100.8 miliardë lekë.

Në kushtet kur indeksi i inflacionit mesatar vjetor në vitin 2011 me bazë vitin 2008, ka qenë 109.5 perqind rezulton se të ardhurat reale tatimore të grumbulluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vitin 2011, të jenë 97.8 miliardë leke nga 100.8 miliardë leke që kane qene ne vitin 2008.

Kjo do të thotë se në vendin tonë përveç dukurisë rritje e GDP pa rritje të punësimit , po vihet re dukuria rritje e eksporteve jo vetëm e pa shoqëruar me rritje të të ardhurave tatimore, por dhe me rënie te tyre në terma reale.

Natyrshëm lind pyetja por si është e mundur që Investitorët e huaj të, kryesisht në privatizime apo koncesione të jenë të interesuar të punojnë edhe në këtë situatë në Shqipëri? Analiza në thellësi e rasteve të produkteve të kapitujve 25 dhe 72.,etj hedh dritë mbi ekzistencën e subvencioneve të fshehura dhe mungesës së konkurrencës, sidomos asaj të pandershme, por dhe asaj të krijuar nga legjislacioni. Mbajtja parasysh e rekomandimeve të BE dhe Autoritetit të Konkurrencës, sidomos për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, pritet të ketë një çmim të dyfishtë. Në një anë pritet të ketë rëniën e pashmangshme të eksporteve në degët ku kanë ekzistuar subvencionet e fshehura dhe kanë dhënë ndikim në rritjen e eksporteve këto dy vitet e fundit. Por kjo nga ana tjetër për fat të mirë, jo thjesht për kuturu, pritet të shoqërohet me rritje reale të të ardhurave të biznesit, por edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (në terma reale dhe jo thjesht në terma nominale). Ministri i Financave, Kryeministri apo Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duhet të jenë të drejtpërdrejtë lidhur me atë se kush ka të të drejte për sa i përket ecurisë të të ardhurave tatimore në terma reale nga viti 2008 në vitin 2011, studentët apo Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve e cili pretendon se ka rritje? (kujdes ai nuk heziton të përdorë termin të ardhura bruto)

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit