Publikuar me : 01.09.2011 Ne :
Kuriozitete - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Raportimet “Uikiliks”,
Nuk na erdhën si cunamët,
Se ne dinim shumë më tepër,
Nga ç’na thonë kabllogramët!
Veç një pjesëz të aisbergut,
E ka parë bota me sy,
Se 6-7 pjesët e tjera,
Fshehur janë në qeveri!
Ndaj s’mësuam shumë çudi,
Që s’e dinim dhe më parë,
E di çdo shqiptar zotni
Se Saliu është i marrë!
Siç e dinim për Fatosin,
Dhe e kemi thënë qëkur,
Që edhe pse bën bajlozin,
Është një burrë krejt i paburrë!
Siç e dinim dhe për Kaçin,
Dhe për prirjet spiunore,
Se ai e vuri saçin,
Që në vitet studentore!
Por mësuam: Sharlatanët
që na hiqen porsi zota,
kanë një maskë krejt të çjerrë,
se si ne i njihka bota!
Ai Uidhersi më parë
Ia dha hakun çdo njeriut,
Por të gjithë ata zagarë,
Sot janë miqt e Arviziut!
Arviziu pa dyshim,
Ka ardhur të bëjë detyrën,
A i ka ndënë vëzhgim?
Apo u pastron fytyrën?
A i shkruan tani DASH-it
se të liqtë janë bërë të mirë?
Se, – siç pamë – Fitër Bajramim,
Me ta hëngri me dëshirë!