|
Kadiu: Së shpejti, libri edhe në shqip
Publikuar me : 28.05.2009 Ne :
Kulture - 565 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Ovacione, duartrokitje, fotografi dhe autografe: serish Kledi Kadiu, balerini nga Shqiperia, ka korrur nje tjeter sukses ne Itali. Ai eshte fitues i çmimit letrar "Elsa Morante per te rinjte", me librin autobiografik "Jeta ime, me mire se nje perralle". Fjalet e Kledit jane ndjekur nga duartrokitjet e publikut, kryesisht atij rinor, per te cilet vazhdon te mbetet i preferuar. Kledi ka rrefyer eksperienca te kaluara ne Shqiperi, te cilat kane lene shenje ne jeten e tij: nga Shqiperia ne Itali, nga diktatura drejt lirise, nga varferia ekstreme ne mireqenie, gjithnje me deshiren per te ndjekur endrren e tij drejt vallezimit. Romani, i lindur pas nje propozimi te vete shtepise botuese "Mondatori", eshte renditur nder fituesit e ketij çmimi te dekretuar prej jurise, e cila kryesohej nga Dacia Maraini. Me rastin e marrjes se çmimit, Kledi ka folur per veten jo si nje shembull qe ka arritur suksesin, por si nje njeri qe ka vuajtur per te realizuar endrren e tij, i cili ne emer te nje objektivi per te arritur eshte perballur me dhimbje dhe veshtiresi, vetem e vetem per te realizuar pasionin e tij te madh. "Ne liber, shpjegon balerini, kam zgjedhur te mos flas per te tashmen time. Nuk deshiroja te vleresohesha per çfare jam tani, por deshiroja qe te dihej se si isha, cila ishte pikenisja ime. Jo gjithçka shkon vaj ne jete", ka thene ai.
Si ka qene te hidhnit ne leter jeten tuaj personale?
Une nuk jam nje shkrimtar. Libri eshte shkruar me kater duar, qe do te thote se une kam mbajtur shenime dhe kam treguar te shkuaren time, ndersa miku im i shtrenjte, Luca De Donno, e ka perkthyer ne nje roman.
Zakonisht ndodh qe pasi lind nje liber i ketij lloji, ai pasohet edhe me nje film. Me ju ka ndodhur e kunderta: "Meglio di una favola la mia vita" vjen pas filmit "Passo a due".
Jane dy gjera krejtesisht te kunderta. Filmi duhej te ishte autobiografik, por nuk u realizua si i tille me pas. Aty une kam interpretuar rolin e protagonistit me te cilin kisha te perbashket gati vetem faktin qe te dy ishim balerine.
A do te perkthehet libri edhe ne gjuhen shqipe?
Po. Praktikat per publikimin e tij ne Shqiperi kane nisur dhe shume shpejt ai do te gjendet per lexuesin edhe ne librarite shqiptare.
Mendoni se historia juaj mund te sherbeje per t‘i pare emigrantet me nje sy ndryshe?
Historia qe kam treguar ne liber, eshte ajo e shume bashkatdhetareve te mi, nuk ka nje moral, eshte thjesht nje histori. Por lexuesi mund te gjeje elemente per te reflektuar, nese e ndjen te nevojshme. Nese i besohet shprehjes se jo gjithçka qe shkelqen eshte flori, atehere edhe e kunderta mund te jete e vertete. Çdo popull ka nje te kaluar te veten, nje histori, nje identitet dhe ky duhet respektuar. Ndersa sot gjithnje e me shume mungon dialogu, ka me pak mirekuptim dhe respekt. Po shkojme drejt nje bote qe po kthehet ne multietnike, e megjithate çdo dite shikojme te ndodhin ngjarje absurde.
Çfare mendoni per situaten aktuale qe eshte krijuar ne Itali per sa u perket emigranteve?
Shikoj nje situate ekstreme, dhune dhe lufte kunder qytetareve te huaj. Une jam pjese e atyre emigranteve qe mund te cilesohen te "privilegjuar", por shikoj se çfare ndodh çdo dite ne edicionet e lajmeve apo nepermjet atyre qe me tregojne miqte e mi. Duket sikur eshte e nevojshme te flitet patjeter keq per nje vend apo popull tjeter. Me pare ne shenjester ishin shqiptaret, tani jane rumunet, neser kushedi se kujt do t‘i takoje. Ndersa shume mire e dime se ka mjaft shembuj te nje emigracioni pozitiv, por qe flitet gjithnje e me pak. Inteligjenca qendron ne te kuptuarit dhe te reaguarit secili sipas mendimit te vet.
Nese ndonje bashkatdhetar i juaji do te deshironte te ndiqte gjurmet tuaja sot, a do te ishte ndryshe per te?
Ka te ngjare qe te jete ndryshe. Situatat ndryshojne. Megjithate varet nga njeriu. Une kam pasur fat, por kam pasur sukses edhe sepse - perveçse jam nje balerin i mire - jam i edukuar, i disiplinuar dhe diplomat. Me pak fjale, ka te beje edhe me karakterin. Te pakten per nje gje duhet pare si shembull Amerika: kush ka aftesi, shkon para.
Perse fitoi romani juaj?
Dikush ka thene se kam fituar ngaqe jam i famshem, por nuk eshte keshtu. Te pakten une do te deshiroja te mos ishte keshtu. Mendoj se fakti qe jam i famshem eshte nje arme me dy presa pikerisht sepse te duhet te perballesh me te tilla polemika. Por une mendoj se kesaj here nuk ka fituar Kledi balerini, por eshte libri ai qe ka fituar, ai qe rrefen nje histori te ngjashme me shume te tjera.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|