Publikuar me : 29.11.2011 Ne :
Kronike - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Bashkim Shala
KUKËS: “Industria e vdekjes”, serish ka shkaktuar viktima, pikërisht në diten e pavaresisë. Xhevdet Miftar Batusha, 42 vjeç, baba i tre fëmijeve ka humbur jetën mesditen e 28 nentorit.Poperpiqej të nxirrte krom ne galeritë e braktisura të minierës së Kalimashit në rrethin e Kukesit. Shkëputja e një masivi shkembinjsh i ka rënë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ne vendin e ngjarjes si zakonisht kanë shkuar forcat e policisë për të kryer formalitetet e rastit. Viktima Xhevdet Batusha ishte me banim në lagjen Kenetë të Durresit, por papunesia e ka detyruar atë që t’i drejtohet serish vendlindjes për të mbijetuar. Si rrugezgjidhje ka gjetur nxjerrjen e kromit në galeritë e braktisuara të Kalimashit. Rritja e çmimit të mineralit të kromit e hekur nikelit në bursë ka shtuar kwrkeswn e tregtarwve per grumbullimin e tyre nga “skllevërit” e shekullit të XXI. Banorë të këtyre fshatrave si dhe të gjithë zonave krommbajtese janë vënë në kerkim të mineralit të kromit në galeritë e braktisuara të minierave të shfrytezuara para viteve 90-të. Numri i viktimave të regjistruar në zonat krom-mbajtese të qarkut të Kukesit i ka kaluar tashmë ato të regjistruara në minierën e Bulqizës. Janë shenuar 15 viktima dhe disa të plagosur, nderkohë që dy viktima me pasojë vdekjen janë regjistruar edhe si pasojë e konflikteve të krijuara per zonat mineral mbajtese. Familjet e këtyre zonave nuk kanë asnjë të ardhur, pas mbylljes së minierave të kromit pas viteve 90-të. Minierat e kromit në qarkun e Kukesit , janë mbyllur pas viteve 90-të, ku galeritë e këtyre minierave kanë mbetur në mëshirë të fatit.
Tragjedia e radhes për kromin, ngjarje e paralajmëruar
Dhjetra familje nga fshatrat e zonave të kromit i janë sulur fushave mineral mbajtese duke gërmuar me kazma, por edhe më lëndë plasese në kërkim të mineralit. Nderkohe që banorë të fshatrave ku ka galeri po shrytëzojnë ato jashtë çdo parametri sigurie duke rrezikuar jetën. Minerali i kromit grumbullohet nga fshatarët dhe më pas u shitet firmave që disponojnë liçensa për tregtinë e kromit.
Viktimat në galeritë e kromit në dy vitet e fundit ne qarkun e Kukesit
Bilbil Brati-Golaj i rrethit të Hasit
Alfred Muslia-Dukagjin i rrethit të Kukesit
Sefer Ademi -Surroj i rrethit te Kukesit
Xhevdet Aliaj-Zgjeç i rrethit të Hasit
Besim Jahelezi -Kam i rrethit Tropojë
Sali Dauti-Golaj i rrethit të Hasit
Hajrie Jahelezi-Kam Tropojë
Avdi Gjuni-Kalimash Kukes
Xhezair Sulmata-Mamez-Kukes
Besnik Halili-Bushat-Kukes
Erjon Geci-Pac i rrethit Tropojes
Dritan Neza-Pac i rrethit Tropojes
Xhevdet Batusha-Kalimash i rrethit të Kukesit.
Viktimat e regjistruara si pasojë e konflikteve për kromin
Erion Xhahu-Gjegjan-Kukes
Vullnet Nerguti-Gjegjan-Kukes