Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kallezohet per fshehje pasurie Kryeprokurori i Durresit

Publikuar me : 13.11.2008 Ne : Kronike - 454 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Inspektorati i Deklarimit dhe
Kontrollit te Pasurive kallezon
per ndjekje penale ne prokurori
kreun e organit te akuzes ne qytetin
e Durresit, Arian Ndoja. Shkak
per kete vendim jane bere dyshimet
e krijuara per menyren se si Ndoja
ka krijuar shumen e vetedeklaruar
prej 743 mije eurosh. Ky subjekt, ne
deklaraten e tij te pasurise, date
05.03.2008, ka shenuar se per periudhen
qershor 2004-janar 2008,
kohe gjate se ciles ka ushtruar profesionin
e avokatit si anetar i
Dhomes se Avokatise Tirane, ka
perfituar pasuri ne shumen 743000
euro (shtateqind e dyzet e tre mije
euro). Pas verifikimit ne ILDKP, rezulton
se mbi bazen e dekretit te
Presidentit te Republikes, date
23.04.2004, subjekti i deklarimit te
pasurive, Arian Ndoja, eshte shkarkuar
nga detyra e prokurorit ne
Prokurorine e Rrethit Gjyqesor
Durres. Pas largimit nga detyra, me
date 03.06.2004, ky subjekt ka
dorezuar ne ILDKP deklaraten e
pasurise "Pas largimit nga funksioni".
Aty jane shenuar ne pronesi:
nje makine tip "Benz 190", me vlere
200000 leke; gjendje kesh ne
shumen 20000 euro (te krijuara ne
periudhen maj-dhjetor 2004). Te
ardhurat nga paga si prokuror ne
Prokurorine e Rrethit Gjyqesor
Durres, per kater muajt e pare te
vitit 2004 dhe deri ne fund te vitit si
avokat ne Dhomen e Avokatise Tirane,
ne shumen 28000 euro +
280000 leke. Te ardhura nga paga e
bashkeshortes, shefe personeli
dhe juriste e hotel "Dajtit", 500000
leke. Mbi bazen e dekretit te Presidentit
te Republikes, date
28.01.2008, ky subjekt i deklarimit
te pasurive eshte riemeruar ne
detyren e prokurorit, me funksion
drejtues i Prokurorise se Rrethit
Gjyqesor Durres. Me date
05.03.2008, subjekti Arian Ndoja ka
dorezuar ne ILDKP deklaraten e
interesave private "Para fillimit te
detyres". Ne te jane deklaruar apartament
banimi, me sip. 117.5 m², Rr.
"Irfan Tomini", Tirane, me vlere
65.000 euro, i pahipotekuar, i likuiduar.
Apartament banimi me sip.
327.71 m², me vlere 163855 euro, i
ndodhur ne Shengjin, Lezhe. Apartament
banimi me sip. 90.2 m²,
Shengjin, Lezhe, me vlere 2000000
leke, i hipotekuar, i likuiduar. Lokal
(njesi sherbimi) me sip. 114.6 m²,
ne Shengjin, Lezhe, me vlere
114600 euro, i pahipotekuar. Lokal
(njesi sherbimi) me sip. 159.52 m²,
ne Shengjin, Lezhe, me vlere
159520 euro. Automjet tip "Mercedes
Benz", me targe TR4700F, me
vlere 200000 leke + takse doganore
dhe dokumentacion (deklaruar ne
deklaraten e vitit 2003), i likuiduar.
Automjet tip "BMW", me vlere
34000 euro, nga e cila jane likuiduar
17000 euro dhe pjesa tjeter prej
17000 eurosh me huadhenie nga
"Raiffeisen Bank" me leasing.
Gjendje kesh, shuma prej 130000
eurosh. Dhene hua nje shtetasi
shuma prej 75000 eurosh. Detyrim
ne forme leasing-u ne "Raiffeisen
Bank", ne vlere totale 20000 euro,
per blerje automjeti tip "BMW", viti
2007, mbetur pa shlyer edhe 17000
euro. Te ardhurat e subjektit si pedagog
ne universitetin "Kristal",
3000 leke/ora + provimet. Te ardhurat
nga puna e bashkeshortes se
subjektit, shtetases Elderina
Ndoja, juriste dhe shefe personeli
ne hotel "Dajti", me page mujore
42000 leke ose 504000 leke ne vit.
Jane deklaruar te ardhurat nga
puna e te atit, Zef Ndoja, mesues
ne shkollen e mesme Nikel, Kruje,
me page neto 27400 leke ne muaj,
ose 328800 leke ne vit. Te ardhurat
nga puna e se emes, Drane Ndoja,
mesuese ne shkollen 8-vjeçare Nikel,
Kruje, me page mujore 24500
leke ne muaj, ose 294000 leke ne
vit. Nga llogaritja e te dhenave te
pasqyruara ne deklarimin e mesiperm
te ketij subjekti, rezulton se
ai per periudhen qershor 2004-janar
2008 ka perfituar te ardhura
nga puna e tij si avokat i Dhomes se
Avokatise Tirane ne shumen
743000 euro. Qendra Kombetare e
Regjistrimit me shkresen Nr.2841/
1 Prot. date 09.06.2008, konfirmon
se subjekti Arian Zef Ndoja, ne
daten 19.09.2007 eshte regjistruar
si person fizik prane QKR-se, per
ushtrimin e aktivitetit privat te
avokatise. Drejtoria e Pergjithshme
e Tatimeve, me shkreses
Nr.7139/1 Prot. date 10.06.2008,
konfirmon se subjekti figuron i
regjistruar me aktivitet "Avokati",
qe nga data 02.10.2007. Bashkia
Tirane, me shkresen Nr.6856/1
Prot. date 30.10.2008, konfirmon
se ky subjekt nuk figuron i regjistruar
ne regjistrat e bashkise per
ushtrimin e ndonje aktiviteti e per
rrjedhoje nuk ka paguar asnje lloj
detyrimi fiskal. Sa me siper, rezulton
se subjekti Arian Ndoja, ne
deklaraten "Para fillimit te
detyres", date 28.01.2008, ka deklaruar
se per periudhen kohore
qershor 2004-janar 2008 ka fituar
te ardhura nga ushtrimi i aktivitetit
te avokatise ne shumen prej
743000 eurosh, nderkohe qe siç
rezulton nga pergjigjet e organeve
kompetente shteterore, ai eshte
regjistruar prane QKR-se si person
fizik me date 19.09.2007 dhe prane
organeve tatimore me date
02.10.2007, si dhe nuk ka paguar
asnje detyrim tatimor per aktivitetin
qe ushtronte. Te dhenat e siperpermendura
te krijojne dyshime
te arsyeshme se pasurite e fituara
nga subjekti Arian Ndoja, gjate
periudhes qe ka ushtruar aktivitetin
e avokatise, nder te tjera jane
rrjedhoje edhe e fshehjes se detyrimeve
fiskale, konstatim per te cilin
ILDKP ka njoftuar Drejtorine e
Pergjithshme te Tatimeve, me qellim
marrjen e masave fiskale ndeshkuese
ndaj ketij subjekti. Subjekti
Arian Ndoja, ne deklaraten e tij te pasurise,
date 05.03.2008, ka pasqyruar
te dhena te cilat te krijojne dyshime
te arsyeshme se nuk jane te
verteta. Ky subjekt, krahas dyshimeve
qe ekzistojne per vertetesine
e shumave deri ne 321000 euro qe
deklaron se i ka marre nga nje klient,
nuk ka arritur te dokumentoje e te
provoje se ne çfare rrethanash ka
arritur te perfitoje shumen prej
86000 eurosh gjate periudhes qershor
2004-janar 2008.

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 26 here.
Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urieShtëpia e Verdhë, foto arkiv Anëtarët e familjes Katuçi në Gurrë të Matit kanë hyrë në grevë urie kundër hetimit për akuzat e ish-senatorit, Dik Marty për transplant organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë”. Kryetari i komunës Gurrë, Mustafa Celami konfirmoi lajmin, teksa shton se ka negociuar me ta për të shmangur grevën, pasi janë përfshirë të 15 anëtarët e çdo moshe. Të nxitur nga ky veprim ekstrem i familjes Katuçi, në kërkim të të drejtave të...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet
» Mal i Zi, vdes ne aksident shqiptari
» Tragjedia e Himares, Policia Shkak shpejtesia
» Greqi, kapen 112 kanabis, vinte nga Shqiperia
» Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence
» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit