Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kamber Mici Teatri? Arratisje nga bota per te pakten dy ore

Publikuar me : 06.06.2011 Ne : Kulture - 232 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Zana e endrrave nuk eshte me e madhe se agata e unazes qe mban ne gisht keshilltari. Ne fluturim, e terhequr nga dy flutura te padukshme, kjo zane, hipur ne nje karroce te madhe, si lajthi e boshatisur, cdo nate shkon ne mendjet e te rinjve duke i mbushur me endrra dashurie. Ose ne buze te grave qe enderrojne puthje dhe shpesh, Mabi e pabese u krijon fluska mbi buze, sepse fryma e tyre qelbet nga embelsirat. Here te tjera shkon ne gishtat e avokateve qe enderrojne fitime....


Pak fjali te marra nga dialogu i Merkutit me Romeon qe injorojne hasmerine mes dy familjeve dhe vendosin te kalojne pragun e Kapuleteve. Ai qe ka ndjekur ne Teatrin Kombetar dramen Dashuri e hidhur te Carlo Bruni-t, i kujton fare mire keto fjale qe ne zerin e Kamber Micit gjenin forcen dhe muzikalitetin e duhur. Mici na sjell nje figure te kompletuar te Merkutit trim dhe sakrifikues, te embel me grate, por qe pak u ze bese endrrave dhe shtratit, qe di te vdese, por edhe te ringjallet ne shfaqjen e Carlo Bruni-t.


Kush eshte Merkuti?


Nje djalosh i pakenaqur me jeten. Merkuti gjate gjithe kohes protesonte, ishte kunder me gjithcka qe e rrethonte. Kjo pangopesi e con deri ne marrezi.


Si i testoi regjisori Carlo Bruni aftesite e tua?


Bruni te jepte disa rrethana, situata te caktuara dhe shihte reagimin. Duke qene se ai ishte i kushtezuar nga gjuha, improvizonte ne moment dhe thoshte Kjo eshte situata, ne kete rrethane je, tani vazhdo!. Te nxirrte para skenes, te jepte edhe nje partner, shihte reagimin dhe kuptonte se kush ishte njeri, kush ishte tjetri. Qe ne biseden e pare bashke, Carlo Bruni me tha Une po kerkoj nje aktor te forte. Ne te vertete, po kerkonte nje aktor jo vetem te fjales. Regjisori donte te shihte sesa isha ne gjendje te mbaja frymen dhe testi i fundit qe me ka bere ka qene fizik. Qe do te thote, vrapim dhe interpretim i tekstit.


Beson qe kjo pergatitje fizike te con vete te personazhit?


Absolutisht po. Per mua fiziku eshte po aq i rendesishem sa edhe fjala. Carlo Bruni thoshte Nuk me intereson shume fjala. Mua me intereson veprimi. Jam per teatrin e veprimit, te fizikut, te levizjes. Prandaj une kam arritur te jap maksimumin me Merkutin. Sesa efikas kam qene? Nuk e di. Ate e gjykojne te tjeret.


Çfare eshte teatri per ty?


Teatri sa i bukur eshte edhe i magjishem. Duke filluar nga presidenti, nga kryeministri, nga njerezit me te suksesshem te kesaj bote, te gjithe duan qe ta pershijne veten e tyre ne 2 oreshin qe ndosh kjo magji ne teater. Te gjithe duan te ikin nga stresi, nga perditshmeria, nga politika, nga biznesi, nga lodhja, nga te gjitha gjerat. Teatri eshte i vetmi vend ku njerezit mund te marrin emocionin e gjalle. Kur ne futemi brenda dhe i flasim spektatorit, perpiqemi qe ta marrim per dore me vete, ta bejme pjese te brendshme te ketij spektakli. Ky eshte teatri. Relaks, zhdukje nga bota, qofte edhe per dy ore te vetme, duke mbajtur larg stresin e perditshem.


Kamber Mici


30 vjec ka qene Mici kur i erdhi roli i pare ne teater. Babai i nje femije 20 muajsh, ai ka mbaruar studimet ne vitin 2006 per regji teatri ne klasen e Milto Kutalit dhe Alert Çeloaliajt. Hyri ne Akademi per kercimin, por konkurrentet e ardhur nga shkollat profesionale te baletit i lane te kuptonte shpejt se nuk duhej te rrezikonte, baleti duhej filluar me heret.


1. Mbarimi i shkolles nuk i solli shqetesime Kamberit. Ne Qendren Nderkombetare te Kultures e priste puna per drejtimin e koncerteve dhe shfaqjeve teatrale. Aty punoi per 3 vjet dhe tani i papune.


2. Kamberi ka nje ide sesi mund te ndihmohen te rinjte si ai. E sheh shpetimin te bashkepunimi me regjisoret e huaj. Eshte e dyta here qe provon nje eksperience te tille dhe ka bindjen qe te huajt i japin dore gjakut te ri.


3. Per teatrin mendon se eshte sa i bukur edhe i magjishem. Duke filluar nga presidenti, nga kryeministri, nga njerezit me te suksesshem te kesaj bote, te gjithe duan qe ta perfshijne veten e tyre ne 2 oreshin qe ndosh kjo magji ne teater


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit