Publikuar me : 29.11.2011 Ne :
Sport - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

10 jave kampionat po prodhojnë një garë të fortë mes disa skuadrave për kreun por edhe për Europën. Sezoni duket një nga më të fortit e viteve të fundit në sajë të numrit të madh të pretendentëve për të arritur në finish të parët. Përtej cilësisë së lojës skuadra e rëndësishme të kampionatit po vuajnë disi shterpësinë e sulmuesëve. 5 ekipet që renditen në vendet e para Teuta, Tirana, Kastrioti, Skëndërbeu, Flamurtari sot nuk kanë një sulmues të mirfilltë që t’i zgjidhë ndeshjet.
Shqiperia si një vend i vogël në futboll nuk është dalluar për sulmues të mëdhenj. Golashënuesi më i mirë i kombetares në mbi 70 ndeshje ka shënuar vetëm 15 gola. Megjithatë në historinë e kampionatit ka patur nga ata që kanë shënuar shumë. Kohët e fundit situata po rëndohet,skuadra më e mirë e kampionatit Teuta nuk ka asnjë lojtarë në 15-të të parët e golashënuesëve.
Me i miri është një mbrojtës, Sheta me 3 gola. Tirana shënuesin më të mirë ka Balën me 6 gola por prej 4 javësh nuk shënon. Ndeshjet e vështira i ka zgjidhur një mbrojtës, Dushku. Flamurtari shënuesin më të mirë ka Hysen me 6 gola ndërkohë që sulmuesi tjetër Bërkic nuk ka shënuar asnjë gol. Situatë e vështirë edhe tek Skënderbeu, Daniel Xhafa sulmuesi kryesor i ekipit ka shenuar vetëm 1 gol ne 10 javë kampionat, aq sa edhe sulmuesi tjetër Gjergji Muzaka edhe atë gol ai e shënoi këtë fundjavë me 11-metërsh në Shkodër.
Xhevahir Sukaj mbetet i pari në renditje me 9 gola të shënuar. Sikur të mos mjaftojë kjo, ai është pezulluar tre ditë më parë nga drejtuesit e Vllaznisë me 4 muaj, për atë “kapriçio” në ndeshjen ndaj Skëndërbeut, ku nuk luajti pasi kërkonte një nga këstet e kontratës së tij. Perjashto shkodranin, mesatarja e sulmuesëve të tjerë këtë vit është shumë e ulët, kampionati po bëhet i mirë, por gola po shënohen pak.
Sot ekipi me rendimentin më të lartë është Bylisi që renditet në vendin e 8-të me 18 gola të shënuar. Pikpyetjet e situatës janë të shumta, gjenerata, cilësia individuale, taktika e lojës. Tifozët nuk kanë nevojë vetëm për golin, duan golin e sulmuesit apo sic quhet ndryshe, “bomberin”.
171 gola kanë shënuar 14 skuadrat e Superligës
171 gola janë shënuar pas 10 javës së Superligës nga 14-të skuadra që marrin pjesë në këtë sezon, me një mesatare prej 12.2 golash për secilën skuadër. Ndërkohë që golat e pësuar nga këto 14 skuadra janë vetëm 161 gola, pra secila skuadër ka pësuar një mesatare golash prej 11.5. Shifra të përafërta këto me golat e pësuar, që konfirmojnë edhe një herë nivelin e ulët të golashënuesëve por nga ana tjetër edhe të mbrojtësave. Me një sy të shpejtë të këtyre statistikave, kupton për një kampionat të barazpeshuar e me skuadra që pavarësisht cilësimeve, epiteteve, pagesave apo edhe emrave të lojtarëve që kanë në përbërje, janë krejtësisht të njëjta.