Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kampione absolute

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Sport - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Xhek Preçetaj

Një prezantim i përkryer i italianes Karolina Kostner në kampionatin evropian të patinazhit artistik. Një shfaqe mjaft e bukur nga ana e italianes, e cila rriti të marrë edhe medaljen e artë në këtë kampionat duke marrë plot 183,55 pikë. Ajo dominoi edhe në programin e lirë. Pas saj u rendit finlandezja, Kiria Korpi me 166.94 pikë (medalje e argjendtë). Ndërkohë vendin e tretë dhe medaljen prej bronzi e mori Elena Gedevanishvili nga Gjorgjia, me 165.93 pikë.

Kjo është medalja e katërt e artë për Karolinën. Ajo ka fituar edhe kampionatin evropian në vitin 2007 në Varshavë, Poloni, në vitin 2008 në Zagreb, Kroaci dhe në vitin 2010 në Talin, Estoni. por nuk duhen harruar edhe 3 medaljet e argjendta të marra në kampionatet evropiane të viteve 2006, 2009 dhe 2011. Për sa i përket fitoreve, ajo është ngjitur shtatë herë në podium në dhjetë pjesëmarrjet e saj në kampionatet evropiane.

“Këmbët i kisha të forta gur, megjithatë vazhdova dhe në fund arrita të fitoj. Më shumë se sa çmimi, vlen kënaqësia që ndiej kur patinoj. Kam ardhur këtu si favoritja e turneut dhe nuk më pëlqen, por arrita ta përballoj mirë situatën dhe të rimerrja titullin kampion dhe kjo më jep kënaqësi të dyfishtë”. Për sa i përket kategorisë për meshkuj, rusi Plushenko arriti të marrë medaljen e artë me 261.23 pikë. Ky ishte edhe rezultati personal më i mirë në karrierën e tij. Në vend të dytë u rendit bashkatdhetari i tij, Artur Gaçinski, me 246.27 pikë dhe në vendin e tretë me medalje bronzi u rendit francezi Florent Amodio me 234.18 pikë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit