Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kanadezet marrin arin shqiptar, tjeter burim ne Rubik

Publikuar me : 27.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 161 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kompanitë kanadeze marrin në përdorim një tjetër burim ari në Shqipëri. Pas lejes së kërkimit të lëshuar ndaj kompanisë “Tirex Resources LTD” në zonën e Mirditës, një tjetër kompani kanadeze ka nisur kërkimet, madje edhe prodhimin e arit në këtë rajon, por kësaj radhe në Rubik, në zonën e Gjazuj-it. Kompania kanadeze “Golden Touch Resources “ka njoftuar për gjetjen e burimeve mëdha të arit, në thellësi të vogla në këtë zonë, madje që arrijnë deri në shtatë metra.

Shpimet kanë filluar që në vitin 2008, ndërkohë që së fundmi kompania ka dalë me njoftimin përfundimin me sukses të kërkimit në këtë zonë. Të dhënat e publikuara nga kompania raportojnë për një sasi ari në katër gramë për ton në një thellësi prej shtatë metrash, apo shtatë gram për ton për një thellësi deri në gjashtë metra. Kjo është një thellësi e vogël duke mundësuar kështu nxjerrjen e arit me kosto të ulët për kompaninë që do ta marrë përsipër shfrytëzimin e zonës. Kërkimet zhvillohen në një hapësirë prej 20 kilometrash katror. Madje, kompania ka publikuar një mori fotosh nga zona ku janë duke u bërë kërkimet me diçiturën: Pamje nga shkëmbinjtë në zonën e Gjazuj-it, ku rezervat e arit duken në sipërfaqe.

Në një intervistë të dhënë për një portal kanadez, i profilizuar mbi pasuritë nëntokësore, presidenti i kompanisë Rob Murdoch, shprehet optimist mbi investimin duke shpalosur edhe detaje mbi kërkimet por edhe zhvillimin e mëtejshëm të tij. Në intervistë ai e cilëson Shqipërinë në një vend të përshtatshëm për të investuar, por që i nevojitet më tepër vizion. “Është mirë të bësh biznes në Shqipëri. Nuk kemi probleme këtu. Njerëzit janë miqësorë, edhe kostoja është e ulët. Besoj se problemet që mund të hasim ndonjëherë kanë të bëjnë më së shumti me burokracitë, por besoj se kjo gjendet në çdo vend tjetër të botës. Gjeologët vendas që kemi punësuar janë të shquar, por duan pak stimul nga dikush që ka më shumë eksperiencë për të punuar sepse pjesa më e madhe e tyre janë rritur gjatë periudhës së komunizmit. Nuk mendojnë gjerë”, – shprehet ai.

Krahas arit në Rubik, kompania ka edhe dy projekte të tjera në Shqipëri, njëri në zonën e Kukësit për kërkim Kromi dhe në Tropojë për platin.

Ky është koncesioni i dytë që zbulohet po në të njëjtën zonë ku kërkohet ar. Pak muaj më parë, një tjetër kompani kanadeze “Tirex Resources LTD”, publikoi përfundimin e kërkimeve të saj për ar në zonën e Mirditës duke theksuar se në të gjenden sasi të konsiderueshme.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit