Studentet e Akademise se Arteve interpretojne sonte dhe neser, ora 19.00 dy pjese operistike, La Canterina dhe Lo Speciale me muzike te Joseph Hayd, me regji te Nikolin Gurakuqit. Opera e pare eshte vene premiere me Bratislave me 16 shkurt ne vitin 1767, eshte nje intermexo muzikore me dy akte e nje autori te panjohur.
Te La Canterina interpretojne studentet e kantos Arjola Bregu (Gasparina), Klodjan Kacani (Don Pelagio), Blerta Zani (Don Ettore), Anxhela Hote, Matilda Kocibelli, Shamsah Gega (Apollonia). Dirigjent eshte Dritan Lumshi. Mjeshter koncertues Enina Llozi dhe Elvis Peci.
Lo Speziale eshte nje drame e gezueshme me tri akte e shkruar nga Carlo Goldoni, me muzike po te Haydnit e shfaqur premiere ne Keshtjellen e Esterhazit ne vjeshten e vitit 1768. Ne kete opera interpretojne Elson Braha (Sempronio), Klajdi Xama (Mengone), Marjeta Billo, Najada Lushnja (Grilleta), Adela Hajredini dhe Fatjona Hasanbashaj (Volpino). Veshjet jane mundesuar nga Teatri i Operes dhe Baletit.