Hapja e portave ne Oher ka ndikuar ne rritjen e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskades se Drinit dhe kjo ka sjelle rritje te nivelit te pranise se ujit ne disa pjese te Shkodres.
Harku i Berdices prej te cilit para dy ditesh u largua uji, tashme eshte serish i mbuluar me uje, dhe pse jo ne nivelet e meparshme. Po keshtu, lagje te tera te qytetit te Shkodres vazhdojne te jene me uje qe shkon deri 1meter dhe levizja ne nje pjese te tyre behet vetem me varka.
Ka renie nga 5 deri ne 10 cm ne lagjen Xhabije dhe Tophane. Vazhdojne te jene te permbytura zonat e Kirasit, Livadheve, Udhakryqit dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ahmet Haxhija, Ajasem, Iliria, Bahcallek dhe pjeserisht lagjia Shiroke.
Aksi rrugor Xhabije-Ura e Bunes vazhdon te jete i permbytur nga uji dhe eshte i kalueshem vetem nga mjetet e renda te trasnportit. Ndarja e paketave te ndihmes ushqimore per banoret qe kane shtepite e permbytura apo dhe te rrethuara nga uji ka vazhduar dhe dje, por perseri ajo ka qene kaotike duke krijuar probleme tek qytetaret qe nuk kane mundesi ti marrin.
Nga vete qytetaret ne lagjet Tophane, Udhakryq, Bahceve e Çakajve , Xhabije, etj, denoncohen raste te shumta ku paketat ushqimore, buka dhe uji i pijshem nuk ndahen me rregull dhe me lista, por kush te mundet, apo dhe raste kur keto pervetesohen nga punonjes te administrates se bashkise te angazhuar me kete proces dhe nuk shkojne tek perfituesit.
Nisur nga keto, bashkia e Shkodres ka bere nje orgnizim tjeter te ndarjes se ndihmave, mbi bazen e rajoneve, dhe listave te zgjedhesve, duke caktuar ambiente publike kryesisht shkolla si pika akomodimi dhe shperndarje te ndihmave.
Megjithate, ne keto pika eshte verejtur perseri kaos edhe pse aty jane prezente sherbime te policise se rendit. Keta te fundit, jo vetem nuk kane mundur te mbajne nen kontroll turmen e njerezve qe kerkojne te marrin ndihma ushqimore, buke dhe uje, por dje kane shkaktuar edhe incidente me mediat qe po kryenin detyren e tyre.
Keshtu punonjes te policise se shtetit, kane fyer e kercenuar grupe xhirimi te nje medie vizive ne Tirane, duke i penguar te benin punen e tyre, filmimin e kaosit ne shperndarjen e ndihmave per te permbyturit.
Por dhe ne fshatrat e Nenshkodres, situata vazhdon te jete e rende. Pavaresisht se shumica e banoreve te tyre eshte evakuuar, per ato qe kane qendruar per te ruajtur banesat po gjene e gjalle, jeta eshte bere e veshtire.
Ne fshatin Ças dhe Luarze te Velipojes, ku uji ka shkuar deri 2.5 m dhe vetem catite e shtepive duken, banoret qe kane qendruar ne shtepi me disa kate shprehen se kane shume probleme per gjene e gjalle pasi ushqimin e bagetive e ka marre uji.
Sipas te dhenave te shtabit te emergjences se komunes Velipoje, ne fshatin Ças jane 24 shtepi te mbuluara totalisht me uje ndersa 250 krere gjedhe, 700 dele dhe 150 derra kane nevoje per ushqim pasi rrezikohen te ngordhin. Ne fshatin Luarze jane 28 shtepi ku uji ka shkuar deri 3 m dhe jane te permbytura plotesisht, ndersa 18 te tjera jane te rrethuara nga uji.
Ne kete fshat jane 200 krere gjedhe, 300 bageti te imta dhe 150 dera te cilet kane nevoje per baze ushqimore, ndersa rreth 800 shpende si dhe stallat e bagetive jane permbytur. Edhe ne komunen e Berdices, paraqitet problematik furnizimi me ushqim per bagetite.
Sipas kryetarit te kesaj komune, Qamil Xhurreta, nga drejtoria e bujqesise dhe ushqimit ka patur nje furnizim me baze ushqimore per blegtorine, por kjo eshte e pamjaftueshme. Sipas kryekomunarit te Berdices, institucioni i bujqesise ka bere gabime ne regjistrimin e gjese se gjalle ne kete komune dhe si pasoje e kesaj ka sjelle nje sasi baze ushqimore per blegtorine disa here me te vogel se nevojat aktuale.
Kryeministri perserit ne Shkoder premtimet per investime dhe ben thirrje per solidaritet
Berisha, humor me barcaleten e permbytjes se pare
Pas barcoletes se treguar ne Tirane gjate konferences per shtyp me homologun slloven Bahor, per tu tallur me oferten e Edi Rames, kryeministri Berisha, tregoi dje serish barcoleten e radhes, duke u tallur me banoret e permbytur.
Pas takimeve ne seline e prefektures, ai tregoi per gazetaret nje barcalete qe e di mbare Shkodra Nje cift me shtepi ne lagjen Livadhe, i tha gruaja burrit naten Çohu burre se erdhi i zoti i tokes. Morali? Qe ajo zone vazhdimisht eshte permbytur gjate 20 viteve te fundit dhe ato ndertime jane abuzive.
Me barcoleten e Berishes jane gajasur ministrat e pranishem si Lulzim Basha, Arben Imami dhe Ilir Meta, ndersa Jozefina Topalli nuk reagoi. I ardhur ne Shkoder 90 minuta pasi ishin lajmeruar mediat te prisnin pas deres se prefektures se qarkut te Shkodres, ka permendur faktin se niveli i ujit ne disa pjese te permbytura ka rene me 38 cm duke theksuar se kjo nuk eshte ndonje renie e ndjeshme.
Ai ka shtuar se shkarkimet nga portat e hidrocentraleve jane te barabarta me prurjet dhe ka siguruar se digat jane nen kontroll te plote dhe nuk paraqesin asnje kercenim apo rrezik. Berisha ka permendur solidaritetin e gjithanshem me kete fatkeqesi natyrore dhe ka apeluar qe komunat e vendit te dhurojne baze ushqimore per blegtorine e zones se Nenshkodres.
Duke folur per liqenin e Shkodres ai ka perseritur premtimet per investime, ndersa ka bere humor me nje anekdote te Shkodres te nxjerre ne permbytjet e janarit. Berisha u kerkoi qytetareve qe ta ziejne ujin e pijshem qe te kene me shume siguri, ndersa ka kerkuar gatishmeri te plote pasi ne te kundert mund te kete pasoja.
Berisha i ka kerkuar falje publike te gjithe atyre qytetareve te zonave te permbytura qe mund te mos kene gjetur mbeshtetjen qe meritonin, duke theksuar se kjo nuk ka ardhur nga mungesa e ndjeshmerive, por nga perplasja me pamundesine. Nje qytet qe erret si Shkoder dhe gdhin si Venecie nuk eshte e lehte te menaxhohet ne te gjithe aspektet pasi situata kishte shume problematika,- ka thene Berisha.