Publikuar me : 27.10.2011 Ne :
Kronike - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto ilustruese
150 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar mesnatën e së mërkurës në afërsi të Rinasit, në kryeqytet. Sipas policisë, lënda narkotike është gjetur në 3 makina, të cilat udhëtonin nga Kruja drejt kryeqytetit.
Në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë: Altin, Arjan e Gëzim Saka, Muharrem Zalla, nga Thumana e Krujës, Oliger Musta, nga Kruja, dhe Klodian Lami nga Tirana.
Sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në cilësinë e povës materiale, ndërsa në orët në vijim pritet konferenca e shtypit e Drejtorisë së Policisë, e cila do të hedhë më shumë dritë mbi operacionin.