Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Kronike - 80 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 17-vjeçar me inicialet I.D u arrestua ditën e sotme, pasi posedonte 7 kg lëndë narkotike të cilën e kishte fshehur në banesën e tij.
Arrestimi i të riut u bë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë.
Atij i janë gjetur në banesë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 kg bimë narkotike , 1 automatik mod 56, 1 karikator me 12 copë fishekë, mod 56 dhe 2 kallëp tritol.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.