|
Kapet me droge e arme, prangoset tropojani
Publikuar me : 28.02.2011 Ne :
Kronike - 123 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
PERMET- Kapet ne flagrance me lende narkotike dhe pistolete, ndalohet i riu. 26-vjecari Xhevahir Doci nga Tropoja, prej disa kohesh banor i Gjirokastres, i denuar me pare me 13 muaj heqje lirie per konsumim te vepres penale armembajtje pa leje, eshte arrestuar, pas nje kontrolli te ushtruar ne automjetin me te cilin udhetonte. Mesohet se kane qene informacionet e marra ne rruge operative nga efektivet e Policise Kufitare ato qe flisnin per transport te lendeve narkotike.
Policia Kufitare e Stacionit Tri Urat Permet ka ngritur menjehere nje pike kontrolli ne hyrje te fshatit Çarshove me te gjitha masat e sigurise, ku pas disa minutash kane bere te mundur bllokimin e automjetit tip Benz me targa VL 0195 D, me drejtues mjeti shtetasin Xhevair Doci, 26 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues ne Gjirokaster, i denuar me pare ne vitin 2009 me 13 muaj burg per armembajtje pa leje. Nga kontrolli paraprak rezultoi se ne bagazhin e automjetit u konstatua nje qese e mbeshtjelle me leter natriban, ku brenda saj kishte lende te dyshuar si marijuane, gjithsej 1 kilograme. Ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor dhe specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster, te cilet kane bere nje kontroll me te imtesishem ne automjetin e lartpermendur ku si rezultat i ketij kontrolli u be e mundur qe ne tapicerine e tavanit mbi koken e shoferit te konstatohej nje arme zjarri Pistolete e tipit TT, me fisheke ne goje, se bashku me karikatorin me 6 fisheke te tjere (ky shtetas eshte larguar nga Tropoja per arsye te gjakmarrjes),-thuhet ne komunikaten zyrtare te policise per kete ngjarje.
Te njejtat burime kane pohuar se 26-vjecari e kishte blere lenden narkotike ne fshatin Lazarat dhe do tia shiste nje personi ne qytetin e Leskovikut. Policia pohon se po punon per identifikimin dhe ndalimin edhe te ketij personi dhe zbardhjen e plote te ketij rasti te transportit te lendeve narkotike. E.Bani
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 26 here.
Shtëpia e Verdhë, foto arkiv
Anëtarët e familjes Katuçi në Gurrë të Matit kanë hyrë në grevë urie kundër hetimit për akuzat e ish-senatorit, Dik Marty për transplant organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë”. Kryetari i komunës Gurrë, Mustafa Celami konfirmoi lajmin, teksa shton se ka negociuar me ta për të shmangur grevën, pasi janë përfshirë të 15 anëtarët e çdo moshe.
Të nxitur nga ky veprim ekstrem i familjes Katuçi, në kërkim të të drejtave të...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet
» Mal i Zi, vdes ne aksident shqiptari
» Tragjedia e Himares, Policia Shkak shpejtesia
» Greqi, kapen 112 kanabis, vinte nga Shqiperia
» Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence
» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|