Makiaveli mendonte se meqenese dashuria dhe frika nuk mund te bashkejetojne se bashku, eshte me e sigurt te te kene friken se sa te te duan. Njerezit qe kane shansin, e fituar apo vjedhur, per te na qeverisur, dhe qe e quajne veten qeveria jone, e kuptojne fare mire filozofine e kesaj thenie dhe e shfrytezojne ate duke synuar kultivimin e saj sa me thelle te jete e mundur.
Trashegimia jone e pasur e se kaluares komuniste provoi se pa friken popullore regjimi nuk mund te ekzistonte as edhe 24 ore. Duke qene se shumica e pushtetareve tane te periudhes post-komuniste kane qene dhe jane pjese e gjalle e kesaj trashegimie ata nuk besojne se pushteti mbeshtetet e mbijeton ne saje te opinionit publik. Per ta ky opinion nuk eshte shtrati ku fle pushteti, sepse vete opinioni publik mbeshtetet ne dicka me te thelle dhe kjo eshte frika.
Duke e mbajtur popullsine ne gjendjen e nje frike artificiale mediat pro-qeveritare pergatisin truallin per mbjelljen e masave te vecanta per taksimin, rregullat, mbikeqyrjen, raportimin dhe kritere te tjera qe cenojne lirine, ceshtjet private dhe te drejtat e njerezve. Institucione te shumta te shtetit, perfshire dhe ato te pavarurat si dhe sektore private marrin pjese ne prodhimin dhe shperndarjen e frikes.
Keta te fundit, duke jetuar ne kurrizin e taksapaguesve shqiptare, realisht rrisin numrin e te punesuarve nga shteti pavaresisht se nuk perfshihen ne statistikat e burokracise.
Zgjedhjet e fundit parlamentare shenuan rekorde ne kete lloj punesimi, duke krijuar precedente te rrezikshem per te ardhmen e demokracise ne Shqiperi.
Frika si cdo resurs tjeter produktiv i nenshtrohet ligjeve te prodhimit. Ajo nuk mund ti shpetoje ligjit te zvogelimit margjinal te produktivitetit.
Sa me shume rritet doza e saj aq me shume ulet niveli i besimit te opinionit publik se shteti mbron interesat e tyre. Si e tille, frika eshte nje aset qe i humbet vlera gradualisht dhe njerezit kuptojne gjithnje e me mire se kur ata kane frike qeverine e tyre do te thote se perjetojne nje tirani dhe kur shteti i ka frike ata, atehere ne vend sundon liria.
Levizja e fundit e opozites synon kete te fundit, por arritja do te varet nga aftesite e lidershipit te saj per te bere kauze popullore dy nga shtyllat e demokracise zgjedhje te lira dhe sistem gjyqesor te pavarur.
Aksionet politike te saj dhe kembengulja e drejtuesit te opozites, me nje mendesi krejtesisht ndryshe nga paraardhesit e tij, jane sinjale qe tregojne se pavaresisht gabimeve e veshtiresive aktuale te kohes, nje ere e re po fryn ne ate parti dhe qe nje dite do te jape frutat e saj.
Ne rrafshin ekonomik opozita do te jete e besueshme nese ajo do te provoje se eshte e gatshme te cmontoje ekonomine mikse socialiste-kapitaliste te ngritur ne Shqiperi e besoj sinqerisht ne postulatin se nje vend nuk mund te jete i lire nese mungon liria ekonomike.
Sot kjo liri ekonomike eshte tejet e cunguar. Eshte shteti ai qe dikton dhe vendos se cilat rruge, autostrada, ura, tunele, hidrocentrale, termocentrale, fabrika cimentoje, magazina, sheshe etj., do te ndertohen.
Eshte nje rrjet i ngushte njerezish rreth pushtetit ai qe percakton edhe biznesmenet qe do te operojne keto sipermarrje. Sepse kur shteti merr persiper te kontrolloje cfare do te prodhohet, ai do te kontrolloje edhe se si dhe kush do ta konsumoje ate prodhim.
Kjo ka cuar ne rritjen e perqindjes se popullsise ne Shqiperi qe eshte me shume e interesuar per nje sistem social se sa per iniciativen e lire. Gjendja e biznesit, pavaresisht legjislacionit ne leter, eshte ne gjendje kritike.
Nje biznesmen mund te jete i suksesshem vetem nese arrin te siguroje mbeshtetjen politike te qeverive private brenda qeverise se Berishes. Te tjeret e sidomos ata me prirje pro-opozites perballen me trysnine e shtetit duke u bere subjekte te frikes dhe kercenimeve sistematike qe emeton paria e Tiranes.
Ne kushtet kur te ardhurat nga emigracioni po tkurren gjithnje e me shume, donacionet po ashtu, borxhi shteteror thellohet, veshtiresite ne rritje per sigurimin e kredive me interesa te pershtatshme, privatizimet e arriten piken e ngopjes dhe ska mbetur me gje pa shitur, shteti fqinj me krizen e rende ekonomike nuk mund te jete me trampoline per papunesine ne Shqiperi, kufizimet e FMN-se etj., biznesi vendas do te detyrohet gjithnje e me shume te mbushe xhepat e shpuar te shtetit.
Prandaj, ai sot ndodhet ne gjendje te mpire, i trembur nga politikat fiskale qe ndjek shteti i tyre e per me shume akoma i tulatur nga trysnia politike qe mund te rrenoje kedo qe guxon te kundershtoje apo investoje ne kampin politik te opozites.
Ata qe drejtojne pushtetin sot ne Shqiperi nuk mund ti shpetojne dot planifikimit te ekonomise, sepse eshte mjeti i sigurt per te cimentuar sundimin e tyre. Gjenerata e sotme e kryes se pushtetit nuk do te kuptoje kurre se sistemi i prones private eshte garancia me e madhe e lirise se veprimit dhe iniciatives. Kjo, sepse ajo ka ne gjeneze tendencen per te perqendruar mjetet e prodhimit.
I vetmi ndryshim midis se shkuares se djeshme komuniste dhe te sotmes mikse qendron ne nominimin e ketij perqendrimi. Ne epoken e diktatures ai ushtrohej ne emer te shoqerise si e tere, ndersa sot ne duart e nje njeriu te vetem ne emer te instrumentit te forces politike ne pushtet e qe ka kontroll te plote mbi ne.
Forca politike qe rrembeu pushtetin ne zgjedhjet e fundit nuk ka brenda saj asnje lloj opozite qofte edhe formale. Qe nga i pari i parlamentit, ministrat, deputetet, drejtues te niveleve te ndryshme ne parti apo kabinetin qeveritar sherbejne thjesht si anetare axhensish apo numrash.
Ne kete kompozim ajo cka thoshte nje nga koloset e mendimit politik, Tocqueville, se Demokracia dhe Socializmi kane te perbashket vetem nje fjale - barazine. Por, ndersa demokracia e kerkon barazine tek liria e individit, socializmi e kerkon ate ne frenimin dhe bindjen e sherbetoreve te tij te lejon te kuptosh se cfare sistemi eshte instaluar sot ne Shqiperi.
Eshte detyre e opozites ti shpjegoje opinionit publik se qeveria nuk mund te planifikoje aksionet e mesiperme pa planifikuar me pare vete jeten e tyre dhe kjo eshte fare prane diktatures qe cdokush nga ne e njeh mire se cdo te thote. Sidoqofte, pushteti i Berishes nuk mund ti devijoje pergjithmone dilemes se eshte e pamundur bashkekzistenca e ekonomise se planifikuar dhe angazhimit per te zhvilluar nje sistem demokratik.
Por, ndersa eshte pritur terheqja nga tendencat per te planifikuar, fatkeqesisht, ky pushtet po i shmanget gjithmone e me shume angazhimit aq te deshiruar e mbrojtjes se te drejtave te individit dhe i eshte kthyer propagandes dhe forces si mjete per te mbyllur boshllekun e krijuar.
Statistikat e dyshimta dhe manipulimi i shifrave per rritjen ekonomike dhe qendrueshmerine financiare te nje ekonomie qe pergjithesisht nuk prodhon asgje dhe me kapitale te vdekura per shkak te amullise qe lidhet me sistemin akoma komunist te pronesise jane pjese e kesaj propagande. Nje shembull tjeter do te jepet me 1 Maj, duke na kujtuar se sa nostalgjike jemi ndaj arritjeve si dikur te evidentuara nga kongreset e partise e paradat festive.
Kjo propagande arrin deri atje sa edhe thellimin e borxhit dhe deficitit shteteror e proklamon me cinizem si arritje ekonomike packa se Shqiptareve te thjeshte do tju duhet te shtrengojne edhe me shume rripin dhe fillojne diten me tundimin se cfare do te shpien ne familjet e tyre.
Por qeveria e di mire se sa me shume ata te jene te impenjuar per buken e gojes aq me pak kohe do te kene te merren me politike e turbullojne ujerat ku peshkon e qete mafia e pushtetit.
Ne anen tjeter ata e dine mire se sa me shume te rriten prurjet e pakenaqesise aq me e domosdoshme behet hapja e portave te shkarkimit dhe nje shans te tille mund te sjelle edhe liberalizimi i vizave aq i deshirueshem per te gjithe ne.
Dhe shqiptaret vazhdojne te largohen sapo u krijohet nje mundesi e tille. 20 vjet kane qene te mjaftueshme per shume prej tyre per ti bindur perfundimisht ne shpresen e kote. Autoriteti i centralizuar ne duart e nje apo dy individeve ne shtetin e sotem ne Shqiperi eshte kercenim i hapur ndaj demokracise dhe lirise.
Ndersa demokracia eshte padyshim sistemi politik me i avancuar, ajo nuk mundet e vetme te krijoje apo mbroje lirite e individeve. Liria ekonomike eshte mbrojtesi suprem i te drejtave njerezore. Nderkohe, ajo nuk mohon aspak nderhyrjet e shtetit kur eshte e nevojshme per te korrigjuar luhatjet e tregut.
Nese i referohemi eksperiences se SHBA-se apo vendeve te tjera te zhvilluara kapitaliste eshte lehtesisht i konstatueshem fakti se prosperiteti i tyre nuk eshte produkt i qeverive, por eshte rezultat i lirise ekonomike dhe iniciatives se njerezve qe ato kane garantuar.
Çdo hap qe shteti shqiptar ndermerr per tju larguar ekonomise se tregut duke ju kthyer planifikimit komprometon rende lirite e njerezve dhe eshte levizje per vendosjen e nje lloji te ri diktature.
Sa me e dukshme behet nderhyrja e pushtetit ne kete planifikim aq me shume shoqeria humbet gjallerine e saj e behet brutale e despotike. Pushteti i sotem e ka te pamundur te kuptoje se kapitalizmi eshte i vetmi sistem qe eshte i pajtueshem me lirite, prosperitetin dhe dinjitetin njerezor.
Eshte mendesia komuniste qe e pengon ate te realizoje se duke i mohuar individeve private fuqine qe ata kane ne nje sistem individualist e duke ja kaluar ate shoqerise ne fakt ata kane mohuar vete fuqine. Ilustrim i dukshem i kesaj eshte rishperndarja e pasurive te ish-pronareve mbi bazen e nje ligji thellesisht komunist. Kjo ka minuar dhe do te vazhdoje te frenoje konkurrencen dhe zhvillimin ekonomik te vendit.
Vete konkurrenca nuk perjashton nderhyrjen e shtetit ne fusha qe prekin ne pergjithesi sistemin e sherbimeve sociale, por kjo nderhyrje nuk mund te shkoje deri atje sa te monopolizoje e fute hundet deri edhe cfare do prodhohet e ndertohet. Nje sistem i vertete demokratik kurre nuk merr rolin e agjencive planifikuese.
Demet do te jene te paimagjinueshme nese ne sot nuk kuptojme nje nga tezat me te rendesishme te ekonomise se tregut se perfshirja e ekzagjeruar e shtetit ne afera ekonomike con ne menyre te paevitueshme ne perfshirjen e tij ne te gjitha sferat, perfshire edhe familjet e ceshtjet personale te individeve sic ndodh sot ne Shqiperi.
Nese ne sot nuk kuptojme se per sa kohe pushteti eshte grumbulluar ne duart e nje grushti te vogel njerezish nuk mund te kete demokraci te vertete, neser do te jete shume vone. Kapitalizem ne leter, por socializem ne praktike do te thote se jemi vetem nje hap larg tiranise.