Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Kronike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
(i përditësuar)-Një defekt i pësuar në sistemin kompjuterik në palën greke, ka sjellë një bllokim të punës në pikën kufitare të Kapshticës.
Lajmi konfirmohet nga drejtues të kësaj pike doganore, ku një defekt në sistem ka sjellë një situatë të rënduar. Tashmë ka nisur puna për riparimin e difektit, deri në rregullimin e sistemit kompjuterik për të shmangur radhët e pritjes së emigrantëve që lëvizin në territorin e dy shteteve.
Sipas burimeve, një takim është kërkuar nga pala greke me atë shqiptare.
******************************
Rreth 5 mijë emigrantë dhe 1200 automjete dolën nga territori shqiptar gjatë 14 orëve të fundit nëpërmjet vendkalimit kufitar të Kakavijës, 25 km larg qytetit të Gjirokastrës.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Migracionit për qarkun e Gjirokastrës në pikën kufitare kanë hyrë 2890 persona, 545 automjete, si dhe 40 autobusë të linjës ndërkombëtare Athinë (Greqi)- Tiranë.
Sipas burimeve nga Drejtoria në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës dhe “Tre Urat”.