Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Karvajo mungon ne sfiden me Shqiperine

Publikuar me : 24.09.2008 Ne : Sport - 458 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Kur mungojne diçka me shume se dy jave nga ndeshjet eliminatore te Boterorit 2010, Portugalia fillon te kete problemet e para me demtimet. Skuadra e drejtuar nga Karlos Kueiroz, me te cilen Shqiperia do te ndeshet ne daten 15 tetor (me 11 tetor kuqezinjte luajne ne fushen e Hungarise), ka humbur nje prej yjeve te saj. Behet fjale per mbrojtesin Rikardo Karvajo, i cili ka pesuar nje demtim ne gju dhe do te detyrohet te qendroje per nje muaj jashte fushave te lojes. Lajmi u be i ditur nga Çelsi, skuadra ku 30-vjeçari aktivizohet, qe pas ekzaminimeve mjekesore konfirmoi se problemet jane ne ligamentet e gjurit. Karvajo luajti vetem 10 minuta ne supersfiden ku blute e Skolarit barazuan 1-1 me Mançester Junajtid dhe me pas u zevendesua. Doktoret pohuan se mbrojtesi i qendres do te qendroje per tri jave ne pushim absolut, ndersa me pas mund te filloje stervitjet e lehta. Kjo e ben te sigurt qe ai te humbase sfidat eliminatore te Kupes se Botes 2010 ne Grupin 1, ku me pare luzitanet do te luajne me Suedine (me 11 tetor), ndersa 4 dite me pas do te presin ne shtepi Shqiperine e drejtuar nga Ari Han. Sipas llogarive, perveç dy ndeshjeve me Portugaline, Karvajo do te humbe edhe tri ndeshje te Premiershipit anglez dhe dy ndeshje te Liges se Kampioneve, nderkohe qe pritet te jete ne fushe vetem me 26 tetor, per perballjen e Çelsit me Liverpulin. Veterani shprehu zhgenjimin per kete demtim: "Fillimisht mendova se do te isha lenduar keqazi dhe se do te me duhej me shume kohe per t‘u rikuperuar. Testet treguan se nuk do te luaj per 3-4 jave, megjithate ky demtim erdhi ne nje moment te keq, pasi kam ndeshje shume te rendesishme me Çelsin dhe Portugaline ne muajin tetor". Edhe Deko eshte demtuar, megjithate periudha e rikuperimit per mesfushorin nuk pritet te zgjase me shume se dy jave dhe ai do te jete ne dispozicion te perfaqesueses.

Mbrojtja - Rikardo Karvajo eshte shtylla e mbrojtjes portugeze, ku luan perkrah Pepes (Real Madrid). Tekniku Kueiroz vuan alternativat ne qender te repartit difensiv (ne krah aktivizohen Ferreira dhe Bosingua) dhe per kete arsye mendoi te grumbullonte veteranin Nuno Valente per te plotesuar boshllekun. Megjithate, mbrojtesi i Evertonit, i cili ka luajtur 32 ndeshje me perfaqesuesen, refuzoi ftesen. Valente ishte pjese e skuadres ne Euro 2004, ku portugezet humben ne finale me Greqine. Ish-lojtari i Portos nuk ishte ne planet e Skolarit ne Euro 2008, megjithate ai vazhdon te merret ne konsiderate nga Kueiroz, qe e kishte perfshire ne listen e madhe per ndeshjet e Boterorit 2010. "U lumturova shume qe mora ftesen provizore per eliminatoret e Kupes se Botes 2010 ne Afriken e Jugut, megjithate e ndiej se e kam bere punen time dhe nuk mendoj se do te jem ne gjendje ta perfaqesoj ashtu siç duhet vendin tim", tha ai.



Grupi 1

Pas dy ndeshjeve te para, Grupi 1 eliminator per Boterorin 2010 kryesohet ne menyre surprize nga Shqiperia. Skuadra e Ari Han ka 4 pike, aq sa Suedia dhe Danimarka. Portugezet jane te katertit

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit