Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kastriot Islami raportonte ne Ambasade levizjet e Rames qe para zgjedhjeve

Publikuar me : 30.08.2011 Ne : Politike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kastriot Islami


Diplomatët amerikanë në Tiranë konsiderojnë në komentet e tyre konfindenciale se Rama i PS ka bërë gabime strategjike përpara zgjedhjeve. “Shqipëria ndodhet më pak se katër javë larg zgjedhjeve dhe fushata sapo ka nisur, por Partia Socialiste duket se nuk do të merret me të” – komentojnë ata në kabllogramet e tyre. Një e dhënë interesante që del nga këto kabllograme të klasifikuara si “vetëm për përdorim zyrtar” është që burimi kryesor i kabllogrameve të hartuara nga Ambasada për shefat e tyre në Uashinton janë raportimet në Ambasadë të… Kastriot Islamit. Më poshtë pjesë kabllogrami i qershorit 2009, pak ditë para zgjedhjeve:

 

Titulli: Edi Rama dhe PS-ja po nxehin motorët

Dërguar: Ambasada e Tiranës më 3 qershor 2009

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Autori: Ambasada Tiranë

“…26 ditë përpara zgjedhjeve, PS-ja ka ngecur në një zonë neutrale. E mbetur pas PD-së për sa i përket parave dhe organizimit, PS, e pranuar edhe nga vetë ajo, është e konsumuar nga stresi që prodhon procesi i kartave të identitetit dhe çështjet e tjera administrative të zgjedhjeve. Lideri i PS-së, Edi Rama në përputhje me praktikën e zgjedhjeve të fundit është fokusuar më shumë në kritikat dhe kërcënimet për të prishur procesin zgjedhor se sa për të zhvilluar një fushatë ose për të nxjerrë një axhendë pozitive të PS-së. Përfundimi, sipas shumë vëzhguesve, është një fushatë pa fokus dhe e paaftë për të shkuar me vrull drejt zgjedhjeve. Gjithashtu duket e qartë se PS po përgatit terrenin për një bojkot të mundshëm të komisioneve zgjedhore, një lëvizje që mund të paralizojë procesin zgjedhor dhe, siç Ambasada ia ka bërë të qartë socialistëve, do të marrë përshtypje të këqija nga ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Gjithsesi, duket se lidershipi i PS-së ende nuk e ka marrë një vendim për të hedhur apo jo këtë hap…. Më 30 maj Kastriot Islami na raportoi në ambasadë se gjasat që PS-ja të tërhiqet nga komisionet zgjedhore janë “më shumë se 50 perqind”, por ai shtoi se vendimi do të merret të paktën pas një jave.

Sipas vëzhguesve të ODIHR të pozicionuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesit e PS-së në KQZ kaluan pjesën më të madhe të një qershorit duke debatuar për çështje procedurale, përfshirë një orë debat mbi faktin se kush është më mirë, kopjet me karbon apo materialet e fotokopjuara për disa dokumente elektoralë. PS bëri një mocion për të mandatuar një komisioni bipartizan në grupet e numërimit të votave, në një kohë kur ligji aktual parashikon se mjafton të jenë të pranishëm vetëm dy numërues.

Strategu socialist Kastriot Islami i tha Ambasadës më 30 maj se ai dhe lidershipi i PS-së ka shpenzuar 90 perqind të kohës duke u fokusuar në procesin e kartave të identitetit, listat e votuesve dhe zgjedhjen e emrave për komisionet elektorale. Islami pranon se kjo nuk i ka lënë kohë për të bërë fushatë. Islami dhe figura të tjera të PS-së i raportoi Ambasadës se janë vonuar në hapjen e zyrave elektorale në të gjithë Shqipërinë për shkak të mungesës së fondeve, krahasuar me PD-në. Dy vëzhgues jo nga PS-ja i kanë thënë Ambasadës se PS duket që nuk ka asnjë axhendë pozitive dhe po kryen një fushatë negative duke u përqendruar tek kritikat ndaj kryeministrit Berisha. Me thënë të drejtën, PS nuk ka një platformë afatgjatë dhe të deklaruar në lidhje me arsimimin. Krijimi i gjendjes së ankthit dhe idesë se situata do të shkojë drejt një kufiri edhe më të rrezikshëm janë taktika që dalin nga libri i PS-së, një strategji kjo e përdorur në vitin 2007 pothuajse në perfeksion gjatë zgjedhjeve lokale kur shqetësimet e PS-së (shqetësime të ligjshme të shprehura në mënyra histerike) sollën krizën e kartave të identitetit dhe detyruan shtyrjen e zgjedhjeve për një muaj dhe kërkuan ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të zgjidhur situatën. Është e rëndësishme të kihet parasysh se fushata zyrtare sapo ka filluar dhe PS ka ende kohë të gjejë ritmin e duhur. Edhe pse disa sondazhe kanë tendencën që të nxjerrin në avantazh PD-në, disa të tjerë vazhdojnë që të paraqesin PS-në paksa përpara. Është e vështirë që të thuhet në këtë pikë nëse kërcënimet e PS-së për të braktisur zgjedhjet janë reale apo flluska. Ambasadori dhe punonjës të tjerë të ambasadës ia kanë shpjeguar shumë qartë se bojkoti do të shihet negativisht nga qeveria amerikane dhe opinioni ndërkombëtar në përgjithësi. Shumë ultimatume të PS-së kanë kaluar deri tani pa asnjë rezultat. I qartë është fakti se në këtë pikë PS duket më e fokusuar tek procesi elektoral dhe jo tek fushata në vetvete…”

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit