Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kater te vraret e 21 janarit dhe nje shoqeri e plagosur…

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kuriozitete - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Myslim Pasha
Ku ta dinit ju vallë, se ku ishin fshehur plumbat e vdekjes, në cilat tyta e në cilën strehë të bunkerit?
Ju të katër s’ishit, në asnjë strukturë të ndonjë Partie opozitare, vetëm se duke pasur shpresë tek liria dhe demokracia, shkuat në atë demonstratë, ashtu të panjohur njëri me tjetrin, të pafajshëm, në vorbullën e asaj turme, pa artikuluar asnjë thirrje apo parullë, as ulëritët dhe as qëlluat me gurë, nuk kishit as çadra, as thika e as biçakë, as cingla … ishit vetëm fill me një dhimbje që sa vinte po rritej dhe rritej.

Kishit një zhgënjim prej jetës dhe pashpresën e së nesërmes.
As iu kish shkuar në mendje se drejt jush në turmën që sapo e kish shpërndarë një gaz lotsjellës, t’u gjenin ata plumba, të ardhur prej cilës dritare, pozicioni apo bunkeri…!?
Po ju u bëtë shenja dhe tabela të një qitjeje “demokratike” të çuditshme, për të cilën nuk u kish shkuar mendja o ju Katër martirë që po ju harrojmë.

Po ju harrojmë, se që të nesërmen e asaj dite, në shkuam në punët tona, shqyem sytë, hëngrëm lajme vdekjeje dhe pimë ujin e gënjeshtrave e mashtrimeve, pastaj kërkuam në vete, se ku i kishim marrë plagët … “shyqyr që kishim shpëtuar pa ngrënë edhe ne ndonjë kokërr plumbi…” U ndjemë keq, pa vlerë, pa peshën e gravitetit të Dheut që na mban, sepse kishim humbur shumë në vete… Po ama ju mbetet, të ikur, në vetminë tuaj të harrimit, sepse shoqëria jonë s’e kish mendjen tek mbrothësia e njeriut, por te kacafytja, fytafytët, e ca njerëzve që ju nuk i keni takuar kurrë, por që në këtë “demokraturë” të dy ata, Sali Berisha dhe Edi Rama, do të ndesheshin në një duel këtu në Bulevard, dhe ju të katër do të paguanit “harxhet” me gjakun tuaj.
Ziveri nga ky moskuptim u afrua nja dy metra afër portës së madhe, për t’i parë nga afër grykat e pushkëve nëse ishin prej vërteti apo të gënjeshtërta… s’mundi se e vranë kur ai mundohej të përqaste “demokracinë”, “lirinë” që aq shumë i kish dëgjuar në këto vite. Ndërkaq, tre të tjerët ishin të shpërndarë gati në mënyrë uniforme, në anë të Urës së Lanës, në buzë të trotuarit poshtë një podiumi të Mediave vizive (Hekuran Deda).

Për ju të katër që na akuzoni me të drejtë, ne kishim një Kryeministër, që në mbyllje të motit të përgjakur, gjeti një mbrojtje të re ndaj tragjedisë që përskuqi Bulevardin. Ai nxori Kushtetutën drejt jush që rrini në atë përskuqje të paharruar.
Në varfërinë dhe pllangat e gjakut që ju i latë Bulevardit, ku nuk na lanë as të ndezim një qiri, sepse … nuk ka, “sepse” syri i këtij njeriu nuk pa vëllezër dhe motra të tij, por vetëm armiq, ata që i kërcënonin pushtetin dhe regjimin, ai dallonte ndryshe, nga të tjerët: “horra dhe lavire bulevardi”.

Sepse, ai gjithherë bën zbulime, dhe qeshi ashtu siç di të qeshë ai, përtë bindur të gjithë se ju të Katërtëve ju ka vrarë Kushtetuta. Në fakt, ndoshta ju nuk e keni prekur kurrë atë Kushtetutë dhe as që e keni lexuar.

Po ky Kryeministër që miratoi plumbat për ju, nuk mund të jetë Kryeministri juaj. Ai është askund, por iu është qepur shqiptarëve me Kushtetutë në dorë dhe nuk iu ndahet. Për të gjithë rropamat që kanë ndodhur, ai ka përdorur Kushtetutën, për të na ndarë prej saj. Ashtu bëri edhe për ju dhe largësia me të, është me qindra vjet dritë larg.
Është një njeri që ngjit malet, ashtu siç bëri një muaj pas vrasjes suaj të përbindshme, duke na bërë spektakël, se si e përjetojmë ngjitjen dhe ngjitjet e tij, gati “okulte” atje në Dajt dhe më vonë në Sari Salltik që ne të kuptojmë atë simbolikë.
Ndërsa JU të katërt (nëpërmjet mjerimit që keni lënë pas) nuk jeni në gjendje t’i drejtohen Kushtetutës sonë, por gjejnë rrugë t’u ankohen të huajve. Po kujt vallë?

Ky Bulevard nuk ishte juaji, se ishte tjetërsoj, gati-gati ju gjendeshit në një vend të huaj.
Kështu e përskuqët Bulevardin po të paktën të futeshit në histori. Po në cilën histori? Se atë e bën ai që urdhëroi breshëritë mbi ju, ai rregullon shkronjat dhe fjalitë e historisë, po në këtë vend me urrejtje dhe konflikt ju nuk mund të afroheni në dëshminë e sakrificës që keni bërë, sepse historia punon për atë që “ka hipur në kalë, për atë që ngjitet në lartësi”, ndërsa ju ishit si ca Sizifë të vonuar që sapo kishit zbritur nga mali i vuajtjes duke ngritur gurin e madh, do të fillonit përsëri bartjen në kurrizin tuaj të atij guri.
Kurse ju pasi shpëtuat, por provuat se nuk ishte dhe aq lehtë erdhët këtu pranë vuajtjes dhe vendosët që të merrni pjesë në atë tubim të fundit. Sa mirë do të kish qenë që të mos ktheheshit nga ai emigracion i skllavërisë, se atje dhe mund të shpëtonit frymën kurse në këtë dreq vend që nuk bëhet dot, u futët në vdekje, pasi ishit spërkatur me gaz lotsjellës.

Ju jeni në udhëkryq apo gjithë ky vend është në udhë të madhe dhe nuk di se ku shkon.
Vërtet ka një ministër (Arben Imami quhet) që përdori një emër të përgjithshëm jo për ju të katër, por për të gjithë ata që demonstruan në Bulevard: “ju të gjithë jeni Ziverë…” pra , të pafajshëm, të vrarë, në pllanga gjaku, në masakër, sepse kështu e ka kërkuar Kushtetuta.
Vijnë e shkojnë Polici shkencore, prokurori dhe prokurorë në ekspertiza balistike, kaq shumë hetim, analiza, dëshmi, dhe prapë nga e para po fillon sot më 21 janar 2012. Ju thonë se ka mungesë provash dhe vështirësi ekspertizash, për prova të mirëfillta shkencore, me këtë merren përditë, kurse ju keni derdhu një gjak dhe u pa e u faktua por që nuk gjendet urdhërdhënësi. U dha një urdhër qitje një urdhër sulmi. Po kundër kujt?

Kurse ne ju pamë jashtë rrethojave dhe bunkerit Kryeministror si iu shtrinë plumbat në pafajësinë tuaj, në rrebesh iu grinë degët e pishave dhe bredhave, tek një dritare e bodrumi sikur të ishte në grykëshpellë nxirrte kokën dhe syrin e vetëm të Ciklopit.
Ziveri nga Lugina e Drinos, Aleksi i Lezhës kështjellore dhe Hekurani nga kalaja e Dodës nga Kreshpani; Faiku që pas tij mori edhe të birin.
Kjo shoqëri e jona kaq e ndarë, kaq konfliktuale është e plagosur, dhe ashtu në dëshpërim do të kalojë në Bulevard për t’iu kujtuar, për t’iu zgjuar. Të gjithë ne kemi në vete edhe ndëshkimin tuaj.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit