Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kauza ime si deputet, e paracaktuar, do gjej vrasesit e babait tim

Publikuar me : 03.12.2011 Ne : Politike - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Intervistoi: Lindita Çela

I diplomuar për  Financë,  në Universitetin e Tiranës, Anduel Xhindi zëvëndësoi Ermelinda Meksin në listën e deputetëve të PS-së pas emërimit si anëtare të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Është lindur në Roskovec, atje ku i ati u zgjodh tre herë deputet. Në këtë intervistë për gazetën “Shekulli”, deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë rrëfen jo vetëm ambiciet e tij, por edhe ngjarjen më tragjike, atë të vrasjes së babit në derë të shtëpisë.

 

Z.Xhindi, ju tashmë jeni pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Cili ka qenë reagimi i pare që keni marrë?

Ai i nënës sime. Besoj se mendimi i parë që i ka ardhur nënës sime, ka qenë im atë, Fatmiri. Tani më shikon të veshur me po të njëjtat përgjegjësi, dhe sigurisht që i është ngrohur sadopakë zemra që pas vrasjes së babait tonë.

 

Sapo keni mbushur 24 vjeç, dhe jeni deputet. Ka qenë ky një qëllim juaji, një synim në jetë?

Sigurisht që shumë prej vendimeve nuk kanë qenë pjesë e dëshirave, por si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në familjen time, vendimeve të marra në Partinë Socialistë për kandidaturën time, si dhe pasoje e zhvendosjes së dy deputetëve të Qarkut të Fierit, në pozicione të tjera ç’ka bëri të mundur që mandati i deputetit të më kaloj mua. Mund ta them me krenari që do të ndjekë hapat në të cilat eci dhe babai im, Fatmiri. Im atë ishte një njeri që dha shembullin më të mirë me jeten që beri, private dhe atë politike. Nuk mungoi për asnjë ditë të vetme në Parlament dhe nuk u lodh kurrë së degjuari hallet dhe problemet e qytetareve që përfaqësonte.

 

Ju jeni i ri, keni menduar se kjo përgjegjësi mund t’ju kufizojë në jetën që keni bërë deri tani?

Sigurisht që puna si deputet i Parlamentit shqiptar ta kushtëzon në një farë mënyrë jetën private, por njëkohësisht ndjej një kënaqësi të veçantë dhe motivohem, kur mendoj se do punoj për qytetarët e vendit tim.

 

Ju do përfaqësoni një ndër zonat më problematike dhe të varfëra më vend. Keni menduar cili do të jetë kontributi juaj në përmirësimin e gjëndjes në këto zona?

Do mundohem të jem veshi dhe zëri i qytetarëve që përfaqësoj. Dhe jo vetëm Roskoveci por gjithë Shqipëria ndodhet në një situate kritike në aspektin ekonomik. Papunësia ka arritur kulmin, nuk ka asnjë politike proteksioniste në sektorë të caktuar për t’i zhvilluar ato, për më tepër ka shpërdorime të mëdha të fondeve publik. Flitet për zhvillimin e turizmit, bujqësisë, energjisë hidrike, por asgjë konkrete, vetem fjalë. Shqiptarët në masë janë varfëruar akoma më shumë.

 

Tashmë që jeni pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, mendoni se do të keni më të lehtë për të ndikuar në  zbardhjen e ngjarjes së rëndë të vrasjes së babait tuaj?

Zbardhja e autorëve të vrasjes së babait tim Fatmir Xhindi, do të jetë objektivi im kryesor deri sa vrasësit të vihen përpara përgjegjësisë dhe unë të marr përgjigjen. PSE?? Kjo është cështje që nuk na përket vetëm neve si familjarë, por është një kontekst akoma më i gjërë, i përket gjithë zonës, e akoma më tej gjithë Shqipërisë; vë në dyshim sigurinë e jetës për secilin qytetar në këtë vend. Kauza ime është e paracaktuar, çka do të thotë se e kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj zbardhjen e vrasjes së tim ati dhe vënien para përgjegjësisë së autorit apo autorëve të krimit. Nëse hetimet do të ishin kryer ashtu sic duhet, me intensitiet kjo ngjarje do të ishte zbardhur kohë më parë, ndërkohë që akoma dhe sot ne nuk kemi asnjë pistë, asnjë emër konkret, asnjë të dyshuar

 

Pas kaq shumë vitesh, nga kjo ngjarje a keni mundur, qoftë privatisht  për të siguruar  informacione të nevojshme për të ditur motivet dhe autorët e ngjarjes?

Nga organet kompetente ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje, apo informacion. Im at, Fatmir Xhindi, gëzonte popullaritet të gjërë në vendin ku ishte zgjedhur si Deputet, ku edhe jetoi. Shquhej si njeri modest dhe gezonte respekt tek të gjithë.

 

 

Kush ishte Fatmir Xhindi?

Fatmir Xhindi ishte deputet i PS, i zgjedhur për të tretën herë në një nga zonat e qarkut të Fierit. Ka lindur në 1 prill 1960, në Fier dhe nuk e ka zhvendosur banesën e tij, edhe pse gjatë më shumë se një decade ishte deputet. Deri ditën kur u vra ishte anëtar i Komisionit Parlamentar të Veprimtarinë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit. Fatmir Xhindi u vra mbrëmjen e 2 majit të vitit 2009, një muaj para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme.

 

Gjoni: Berisha e di vrasësin

Gjatë një seancë parlamentare, një muaj më parë, ku diskutohej çështja e sigurisë në vend, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni ka deklaruar: “I dyshuari kryesor mbi vrasjen e deputetit Xhindi është lejuar të ikë në Greqi dy ditë pas vrasjes” Gjoni iu drejtua S.Berishës me fjalët: “Le të na tregojë kryeministri Sali Berisha se çfarë urdhrash ka dhënë ai kur është informuar nga institucionet e sigurisë për të dyshuarin kryesor mbi vrasësin e Fatmir Xhindi dhe pse e lejoi ai atë person të largohej dy ditë pas vrasjes drejt Greqisë”.

 

Nishani: Vrasja drejt zbardhjes

Vrasja e deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi, po shkon drejt zbardhjes së plotë dhe shumë shpejt policia do të dërgoje përpara drejtesisë, autorët e krimit. Këtë deklaratë minsitri i brendshëm, Bujar Nishani, e ka bërë më 20 maj të vitit 2009, e tashmë pas më shumë se dy vjetësh policia e shtetit edne nuk ka qoftë dhe një të dyshuar për këtë vrasje.

 

Vëllai i Fatmir Xhindit, Xhemili:

U mbushën dy vjet nga vrasja e vëllait dhe deri më sot ajo nuk është zbardhur. Nga ky shtet që është nuk shpresoj të dalë gjë. Ardhja e Kryeministrit ditën që ndodhi ngjarja na ngrohu pak, pasi tha që do ta zbardhë ngjarjen. Janë thënë shumë gjëra gjatë këtyre dy viteve për vrasjen e Fatmirit, por Berisha nuk ka reaguar.Potë dojë edhe sot, brenda 24 orëve e zbardh

 

Gruaja e Fatmirit, Xhemilja:

Në qoftë se nuk gjenden fajtorët, kjo brengë do të vazhdojë gjithë jetën. Do ta vuaj jo vetëm unë, por të gjithë ata që e kanë dashur Fatmirin. Por ne dimë se fajtor është shteti, pasi nuk na kanë thënë asnjë gjë, asnjë shpresë.Potë ishte diçka tjetër do të kishte dalë prej tyre, por deri më sot që u mbushën dy vjet asnjë informacion, asnjë shpresë

 

Pistat e hetimit

Deputeti socialist, Fatmir Xhindi, mund të jetë vrarë për shkak të detyrës, për një konflikt të vjetër në vitin 1997 dhe për shkak se ka influencuar në një vendim gjyqësor. Të paktën këto kanë qenë tri pistat kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,  për të zbardhur ngjarjen e ekzekutimit të deputetit natën e 2 majit në qytezën e Roskovecit, në periferi të Fierit.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit