Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
KE Kriteret per vizat jane plotesuar

Publikuar me : 15.09.2010 Ne : Politike - 154 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne raport theksohet se imuniteti i politikaneve apo i gjyqtareve pengon hetimin e rasteve te dyshuara per korrupsion


Dokumenti i eksperteve te BE-se tregon se vendi yne eshte gati per liberalizimin e vizave


TIRANE- Raporti i pergatitur nga tre ekspertet e Komisionit Evropian, te cilet erdhen ne Shqiperi tregon se vendi yne i ka plotesuar tre kriteret e mbetura dhe se eshte gati per te perfituar nga procesi i liberalizimit te vizave.


Ne dokumentin qe i eshte shperndare Parlamentit Evropian dhe vendeve anetare te BE-se thuhet se kriteri per zhvillimin e nje strategjie dhe politike per mbeshtetjen dhe riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar eshte plotesuar plotesisht.


Eshte bere progres i mire. Strategjia per integrimin e qytetareve shqiptare te riatdhesuar 2010-2015 u miratua ne qershor dhe shoqerohet nga nje plan aksioni per zbatimin e tij efikas. Strategjia aplikohet ndaj gjithe te kthyerve, perfshire dhe rastet e kthimit vullnetar, dhe ne fokus te vecante eshte kthimi i shqiptareve sipas marreveshjes se riatdhesimit BE-Shqiperi.


Strategjia ka nje mekanizem per promovimin e integrimit te te riatdhesuarve qe mbulon nevojat kryesore te tyre, te tilla si regjistrimi, banesa, edukimi dhe punesimi, - behet e ditur ne raportin e pergatitur nga ekspertet.


Ne raport kerkohet vazhdimi i perpjekjeve te institucioneve shqiptare per arritjen e standardeve qe kerkohen.


Ne pergjithesi, perpjekjet per te garantuar zbatim efikas te strategjise se re dhe planit te aksionit duhet te vijojne. Rendesi te vecante do te kete bashkepunimi i ngushte i te gjitha agjencive te perfshira, mbledhja dhe analiza efikase e te dhenave.


Ekspertet keshillojne rishikimin e vazhdueshem te strategjise dhe planit te aksionit sipas eksperiences se perftuar. Ndonese ne raport vendi yne vleresohet pozitivisht per angazhimin ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, ai veren se denimet mbeten ende te uleta.


Numri i rasteve ku eshte marre nje vendim gjyqesor mbetet ende i ulet, por ndjekja dhe hetimi i kryer muajt e fundit pritet te reflektohet ne statistikat e gjyqesorit me nje fare vonese, - thuhet ne kriterin e dyte.


Ekspertet qe kane pergatitur edhe raportin per Shqiperine theksojne se imuniteti i politikaneve apo i gjyqtareve pengon hetimin e rasteve te dyshuara per korrupsion dhe theksohet se nevojitet me shume progres per te realizuar nje hetim me efikas.


Ne shumicen e rasteve te korrupsionit qe jane hetuar, jane te perfshire zyrtare te nivelit te ulet. Megjithese ne disa raste eshte hequr dore nga imuniteti i gjyqtareve per te hetuar akuzat per korrupsion.


Autoritetet kompetente hetimore duhet te jene me aktive dhe perdorimi i mjeteve per analizen e riskut duhet te zgjerohet. Me shume progres duhet bere per te ndryshuar legjislacionin per te garantuar se shtrirja e gjere e imunitetit te gjyqtareve dhe politikaneve nuk rrezikon hetimin efikas te rasteve te korrupsionit, - theksohet ne raport.


Lidhur me kriterin e trete qe i eshte kerkuar vendit tone per te plotesuar ne menyre qe ti hapet rruga per fitimin e liberalizimit te vizave ate mbi konfiskimin e aseteve kriminale, dokumenti vlereson se eshte bere progres i mire.


Ne mbledhjen e 27-28 shtatorit, Komiteti pergjegjes ne Parlamentin Evropian pritet te votoje raportin per liberalizimin e vizave per ti kaluar me pas seances plenare ne tetor.


Ndersa shqyrtimi nga ministrat e Brendshem te BE-se eshte planifikuar ne 8-9 nentor dhe nese kalon, atehere ne dhjetor shqiptaret mund te kene mundesi te levizin lirshem ne vendet e zones shengen.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit