Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 60 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Herman Van Rompuy
Herman Van Rompuy, presidenti i Këshillit Evropian deklaroi sot datën për një mbledhje të jashtëzakonshme të liderëve të BE-së, në 30 janar të vitit të ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve ANSA sipas së cilës takimi do të bëhet për diskutimin e situatës emergjente të papunësisë dhe masave që duhen ndërmarrë për të stimuluar rritjen ekonomike.
Vendimi i presidentit të BE-së vjen vetëm një ditë pas marrëveshjes mes 17 vendeve të eurozonës për të marrë hua 150 miliardë euro nga FMN-ja, shumë kjo që do të përdoret për të stabilizuar eurozonën. Sërish Londra refuzoi të jetë pjesë e marrëveshjes, duke refuzuar të kontribuojë në fondin e FMN-së.