Publikuar me : 25.08.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 43 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kemal Dervis ishte rivali i Kristina Lagard në garën për të fituar drejtimin e Fondit Monetarë Ndërkombëtar dhe vlerësohet si një ndër financierët më të shquar në botë. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane ai theksoi se për Evropën është momenti i së vërtetës.
“Nëse Evropa do të mbaj një monedhë të vetme duhet të bëjë hapa më të shpejtë për integrimin e vendeve. Kjo do të thotë që të ketë solidaritet, transferime më të shpejta nga njëri vend tek tjetri por dhe shumë përgjegjshmëri”, tha Dervis.
Ai theksoi se Eurobondet janë zgjidhja më e mirë e mundshme dhe më pak e kushtueshme, por që mund të krijojë shumë probleme legale. Sipas tij nëse ekonomia e Evropës dhe e SHBA-ve nuk ndryshon atëherë pritet një ngadalësim katastrofik i ekonomisë botërore.