Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kendi i Gjon Milit ne qytetin e lindjes

Publikuar me : 30.06.2011 Ne : Kulture - 195 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto e realizuar nga Gjon Mili, 1959


Korçë / Fotografi amerikan Gjon Mili, ka një kënd muzeal në qytetin e origjinës së tij shqiptare, Korçë. Në ambientet e brendshme të Pallatit të Kulturës “Guri Madhi”, ka pak kohë që është hapur Muzeu “Gjon Mili”. Sapo ngjit shkallët, në krahun e djathtë ndodhet një dhomë e vogël ku në të katër faqet ekspozohen 15 foto realizuar nga Mili: portrete artistësh, modele, që menjëherë të përfshijnë në kapjet spektakolare të imazhit. Emrin e ka të madh, muze, por nuk funksionon akoma si i tillë. Drejtori i Qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi thotë se është një kënd modest, një ndjenjë përgjegjësie për mjeshtrin Gjon Mili. Por asnjë shpjegim se nga është nxjerrë ky koleksion fotosh. As në Bashki, iniciatore e muzeut, nuk të japin një përgjigje, ndoshta përgjigja më e rëndësishme për një muze që kriter bazë ka ekspozimin e sendeve autentike.

Gjon Mili u lind më 24 nëntor 1904 në Korçë. Ishte pesë vjeç kur familja e tij emigroi në Rumani, ku kreu shkollën e mesme dhe 19-vjeçar u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik. Përdori për herë të parë “Flashin elektronik” dhe njihet si specialist në fushën e teknikave të reja të fotografimit. Thuhet se ishte Faik Konica, ai i cili e këshilloi Milin, i cili kishte filluar punën në një ndërmarrje për prodhimin e pajisjeve elektrike, që t’i përkushtohej më tepër fotografisë si profesion. Punoi gazetar dhe fotoreporter për revistën “Life” të Nju Jorkut. Përveç Pikasos, Mili ka fotografuar personalitete të tjera të shquara të artit e kulturës botërore si Hiçkok, Matis, De Kiriko. Ai ka lëvruar me sukses portretin, peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike. Mili vdiq më 1984, në moshën 79-vjeçare.

 

Sa i frekuentuar është bërë ky kënd i pallatit të kulturës?

Muzeu “Gjon Mili” u hap në fund të prillit. Ishte nismë e Bashkisë për ta nderuar një mjeshtër fotograf të shek. XX në qytetin e tij të lindjes ku për hir të së vërtetës njihet pak. Është një kënd modest ku janë ekspozuar 15 fotografi ndër më të mirat që Gjon Mili ka realizuar. Pasurimi dhe pretendimi për një muze të vërtetë i takon të ardhmes. Kjo do t’i shërbejë vizitorëve vendas dhe të huaj, për të cilët ju interesoheni.

 

Çfarë mund të bëni më shumë?

Ndoshta në të ardhmen do të gjendet një ambjent më i përshtatshëm pasi sikurse e thashë, pretendojmë shtimin e koleksionit fotografik. Kjo është thjesht. Gjithçka mbetet për t’u parë.

 

Pse pikërisht këto foto, nga janë nxjerrë?

Së pari, ky portet i Gjon Milit, vendosur në hyrje të muzeut të fton drejt serisë së fotografive të cilat përcjellin atë kuptimin bashkëkohor vizual të lëvizjes, që ai i dha artit fotografik. Çdo fotografi siç e shihni, ka një kualitet të lartë imazhi dhe secila prej tyre ka një sekuencë veprimi.

 

Genta Gurra

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit