Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kercenim me tritol gjyqtarit te Pogradecit

Publikuar me : 01.09.2008 Ne : Kronike - 523 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shperthimi ne garazhin e gjyqtarit Liradin Lila ka shkaktuar panik tek banoret e Pogradecit. Policia, ne kerkim te autoreve

Shkaterrohet makina e gjyqtarit Liradin Lila. Pista me e mundshme: Hakmarrje per shkak te detyres

POGRADEC- Kercenim me tritol gjyqtarit te Pogradecit. Rreth ores 22.00te mbremjes se djeshme, nje shperthim i fuqishem ka tronditur lagjen nr.1 te qytetit, duke shkaktuar panik tek banoret. Sipas burimeve te policise lokale, qe kane mberritur menjehere ne vendngjarje mesohet se eksplozivi eshte vendosur nga persona ende te panjohur, ne garazhin ku mbante makinen e tij gjyqtari Liradin Lila,i cili deri pak kohe me pare ishte kryetari i Gjykates se Pogradecit. Fatmiresisht nuk ka patur deme ne njerez, pasi garazhi i makines se Liles ishte ne bodrumin e betonuar te pallatit ku ai banon, buze liqenit. *Si rezultat i shperthimit eshte shkaterruar makina Golf ne ngjyre te zeze e gjyqtarit Liradin Lila*,-bene me dije mbreme, zyrtare te policise ne vendngjarje. Shperthimi ka qene shokues, pasi pallati ndodhej buze liqenit dhe fare prane shetitores se qytetit, ku ka patur shume kalimtare dhe pushues.

Te sinjalizuar per ngjarjen e rende, ne vendin e shperthimit kane mberritur jo vetem drejtuesit e policise se Pogradecit, por edhe eksperte te antiterrorit te drejtorise se Korces. Hetimet per zbulimin e autoreve, por edhe te motivit te kesaj ngjarjeje kane filluar menjehere, ndersa dyshimet e para bien mbi profesionin e gjyqtarit. Liradin Lila ka rreth 16 vjet qesherben ne gjykaten e Pogradecit, ku per 15 vjet ka qene kryetar gjykate dhe vetem para pak muajsh eshte zevendesuar nga Niko Rrapi, i zgjedhur nga Keshilli i Larte i Drejtesise.

Hakmarrje per shkak te detyres. Kjo eshte pista kryesore e hetimit per shperthimin e eksplozivit ne makinen e gjyqtarit te Pogradecit. Banore te zones bene me dije mbreme per *Shekullin* se Liradin Lila ka shkuar te banoje tek blloku i ri i pallateve buze liqenit gjate muajve te fundit, ndersa zoteronte edhe nje garazh per makinen e tij, nje *Golf* i zi tresh. Ky eshte shperthimi i dyte brenda pak ditesh qe trondit Pogradecin, duke pasur si objektiv punonjes te rendit dhe gjyqesorit. Pak dite me pare, shperthimi ndodhi tek ish- shefi i krimeve te Elbasanit, qe banonte ne Pogradec, Lytfi Bufit, ndersa mbreme u kercenua me tritol ish-kreu i Gjykates se ketij rrethi. Per shkak te erresires, policia rrethoi vendin e ngjarjes, duke e shtyre ekspertizen e plote per diten e sotme. *Ne kushtet e nje erresire te plote ishte e pamundur te kryhej ekspertiza dhe te percaktohej lloji i eksplozivit dhe sasia e perdorur.Vendi po ruhet me police, nderkohe qe po hetohet ne disa pista te mundshme, kryesisht mbi ceshtjet qe ka pasur gjyqtari Lila gjate koheve te fundit*,-beri me dije policia e Pogradecit.


TRITOLI

Shperthimi ne pallatin buze liqenit ka shkaktuar panik mes banoreve te Pogradecit. Per pak kohe u zbulua se atentati kishte si objektiv gjyqtarin e ketij rrethi, Liradin Lila


PISTAT

Kercenim per shkak te detyres. Kjo eshte pista kryesore mbi te cilen po heton policia, per te zbuluar autoret e vendosjes se eksplozivit ne garazhin e gjyqtarit qe ka drejtuar per 15 vjet Gjykaten

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 26 here.
Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urieShtëpia e Verdhë, foto arkiv Anëtarët e familjes Katuçi në Gurrë të Matit kanë hyrë në grevë urie kundër hetimit për akuzat e ish-senatorit, Dik Marty për transplant organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë”. Kryetari i komunës Gurrë, Mustafa Celami konfirmoi lajmin, teksa shton se ka negociuar me ta për të shmangur grevën, pasi janë përfshirë të 15 anëtarët e çdo moshe. Të nxitur nga ky veprim ekstrem i familjes Katuçi, në kërkim të të drejtave të...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet
» Mal i Zi, vdes ne aksident shqiptari
» Tragjedia e Himares, Policia Shkak shpejtesia
» Greqi, kapen 112 kanabis, vinte nga Shqiperia
» Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence
» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit