Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kercenohet me jete deputeti Taulant Balla

Publikuar me : 22.10.2011 Ne : Politike - 47 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Taulant Balla


Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, është kërcënuar me jetën pas akuzave që ka bërë në Kuvend për korrupsionin qeveritar. Balla ka deklaruar se ministri Genc Pollo ka marrë 1.2 milionë euro ryshfet, madje duke treguar edhe bankën ku kishte depozituar këto para. Por menjëherë pas seancës ai ka marrë një telefonatë anonime.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së e enjtes. Atë ditë sekretari i grupit parlamentar Socialist ndodhej për në një interpelancë me Ministrin e Inovacionit, Genc Pollo, të cilit i kërkoi llogari mbi procedurat që janë ndjekur për dhënien e tenderit për fibrat optike. Pas këtij debati, ku nuk munguan akuzat ndaj anëtarit të kabinetit qeveritar, deputeti socialist, Taulant Balla, ka marrë një telefonatë përmes të cilës u kërcënua. I kontaktuar nga gazeta “Shekulli” i zgjedhur socialist për qytetin e Librazhdit ka bërë të ditur se pak orë pas mbarimit të seancës plenare ka marrë një telefonatë pa numër. Ai sqaron se megjithëse numri ishte i fshehur, e ka hapur këtë thirrje telefonike që vinte tek numri i tij celular duke menduar se dikush mund ta merrte nga jashtë vendit. Ai shpjegoi se një mashkull i është drejtuar me fjalët: “Shumë e ke zgjatur gojën, do të ta mbyllim”. Më tej, personi i cili bëri kërcënimin e mbylli telefonin dhe linja u shkëput.

Për këtë mesazh të shkurtër që iu dërgua deputetit socialist, ky i fundit preferoi që t’i drejtohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë që të ndjekë këtë çështje. Mësohet se ai ka dorëzuar një kallëzim pranë organit të akuzës për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës. Dyshimet e para të këtij kërcënimi lidhen me akuzat e bëra ditën e enjte në seancë plenare ku u denoncuan një sërë kompanish se kanë marrë me procedura jo të rregullta të drejtat e shfrytëzimit të pasurive kombëtare. Për këto arsye, sekretari i grupit parlamentar Socialist u ka dorëzuar prokurorëve të çështjes fjalimin e mbajtur në parlament, ku ngriheshin një sërë problematikash dhe akuzash mbi koncesionin e dhënë nga Ministria e Inovacionit Teknologjisë dhe Informacionit për shtrirjen e fibrave optike në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, puna e organit të akuzës ka nisur me identifikimin e numrit përmes të cilit është bërë kërcënimi. Për drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ky kallëzim nuk do të jetë i vetmi që do të shqyrtohet dhe mund të ketë lidhje me koncesionin e fibrave optike. Deputeti Balla ka deklaruar pak ditë më parë se e gjithë dosja e publikuar prej tij në parlament, ku përfshihen dokumente zyrtare, do t’i paraqitet organit të akuzës që të vazhdojë hetimet dhe ndjekjen penale ndaj akuzave. Zyrtari socialist akuzoi ministrin Pollo se ka marrë 1.2 milionë euro ryshfet dhe këtë shumë e ka depozituar në një bankë arabe në qytetin Larnaka të Qipros. Por, edhe ministri i qeverisë Berisha do të kallëzojë të zgjedhurin e PS-së për akuzën e shpifjen dhe të fyerjes. Zyra e shtypit në Ministrisë për Inovacionin dhe Teknologjinë njoftoi se ministri Pollo do të padisë deputetin socialist Taulant Balla për shpifje dhe fyerje. Vetëm pak orë pas përfundimit të interpelancës në Kuvend, në një njoftim për mediat theksohet se ministri po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale e civile për shpifje kundrejt deputetit socialist.

 

Berisha kërcënon Ballën me jetë

Deputeti socialist, Taulant Balla është kërcënuar me jetë nga vetë Kryeministri i vendit në një seancë plenare të parlamentit më datë 27 Korrik 2008. Në fjalën e tij, Balla tha se edhe vajza e Berishës po kërkon të përfshihet në qeveri pas futjes së Anila Godos, vajzës së Sabri Godos: “Kryeministrit i ka plasur sherri në shtëpi se edhe vajza e tij do të bëhet edhe ajo ministre e pse jo kryeministre”,- tha Balla. Pa mbaruar fjalën, ka ndërhyrë Berisha duke e ofenduar nga familjarët: “Jot ëmë dhe jote shoqe çfarë do bëhet.. jote motër çfarë do bëhet? Çdo bëhet, fundërrinë jot motër? Prostitutë motelesh do bëhet? Jot motër shkëf*** hoteleve apo moteleve? ”, – ishte reagimi i Kryeministrit Berisha. Më pas, sipas Ballës, Berisha i ka thënë se nuk do të shkelë më i gjallë në Kuvend.

 

Balla-Topallit: Na trego kush wshtw Pashuku

Gjatë seancës kur do të votohej buxheti i vitit 2011, deputeti Taulant Balla akuzoi Berishën për korrupsion dhe shtim të pasurisë së familjes së tij nëpërmjet këtij buxheti. “Ky vend ka një qeveri ku pasuritë e Ilirit, Saliut dhe të tjerë me radhë shkojnë 400 milionë dollarë. Shqipëria duket se është vendi i vetëm në botë, madje konkurron edhe me mbretërinë e lindjes së mesme, ku pasuritë e ministrave, kryeministrit dhe Xhozefinës krahasohen me buxhetin e vendit përkatës”,- tha Balla duke shkaktuar sjellë reagimin e Kryetares së Kuvendit, e cila e ka pyetur për lidhjet e tij me shtetasin Fatos Gjura, duke e etiketuar atë si të lidhur me krimin. Nga ana e tij, Balla e pyeti Topallin nëse i kujtonte gjë emri Pashuku dhe nëse e njihte atë. “Tani meqë bërë një pyetje, o zonjë, a ka ardhur momenti që të na thuash edhe ti se kush është Pashuku?”, – tha Balla. Më pas, debate është shkëputur nga Topalli-Balla në Berisha-Balla, ku Kryeministri e cilësoi këtë të fundit “Poker Face”, ndërsa Balla e emërtoi “Plak i rrjedhur”.

 

Denis Dedej

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit