Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy persona janë arrestuar nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë në Tiranë.
Gentjan Krashi, 33 vjeç,dhe Viola Merko, 24 vjeç, kishin kërcënuar disa ditë më parë Valbona Babon, 24 vjeçe, për t’i marrë një shumë prej 8 milionë lekësh.
Ngjarja ka ndodhur më 2 dhjetor në afërsi të rrugës “5 Maji”, por zbardhja e saj e plotë është bërë pas disa ditësh hetime.
Materialet hetimore të ngarkim të dy të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.