Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kerkimi albanologjik ne kohen tone ne Evropen Perendimore

Publikuar me : 24.06.2011 Ne : Kulture - 139 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Nga Ema Kristo

Mynih / Për herë të katërt, dega e Albanologjisë në Universitetin elitar Ludwig-Maximilian në Mynih organizon një simpozium shkencor. Këtë herë ky takim përkon me 50 vjetorin e themelimit të kësaj dege, si e vetmja degë universitare jashtë hapësirës kompakte shqipfolëse në perëndim të Ballkanit që diplomon dhe promovon albanologë të rinj në fushat që ngërthejnë përbërësit kryesore të matriksit të kulturës etnike-gjuhësore shqiptare: gjuhësi e sotme dhe historike, dialektologji, aspekte të kulturës materiale dhe shpirtërore të bashkësisë shqiptare në kohë dhe hapësirë, letërsi dhe jetës zakonore, histori, përvetësim i shqipes si gjuhë e folur dhe e shkruar. Albanologjia në Mynih karakterizohet nga një bashkëpunim intensiv me qendrat simotra të kërkimit shkencor albanologjik në universitete të tjera të Evropës dhe SHBA-ve, bashkëpunim që sendërtohet nëpërmjet Rrjetit Ndërkombëtar të Albanologjisë (INA) si edhe përmes programeve afatgjata të shkëmbimit ndërkombëtar mes studentëve dhe docentëve në qendrat e ndryshme universitare të Evropës.

Rezultat i këtij bashkëpunimi intensiv është edhe tubimi shkencor “50 vjet albanologji në Universitetin Ludwig-Maximilian” që mbahet në Gut Schönwag të Bavarisë deri më 26 qershor dhe ku marrin pjesë 30 studiues dhe të interesuar të fushës nga 12 vende të Evropës dhe të SHBA-ve. Në sesione të veçanta shkencore diskutohen aspekte të fushave që mbulon vetë dega në programin e vet universitar. Ky aktivitet synon gjithashtu të fokusojë në qendër të debatit shkencor-intelektual edhe perspektivat e kërkimit shkencor albanologjik në Evropën Perëndimore në kohën tonë e në të ardhmen, kur kërkohet një angazhim më i madh i politikës kulturore-shkencore në vendet që mbulojnë hapësirën kulturore shqiptare në Ballkan.

Gjatë prezantimit të aktivitetit shkencor-universitar të degës në këta 50 vjet, drejtuesi i degës prof. dr. Bardhyl Demiraj parashtron prirjen për një riorientim strategjik në organizimin e formimit shkencor-universitar albanologjik në Perëndim si edhe të nxjerrë në pah nevojën e mbështetjes institucionale që ende pritet prej kohësh të vijë prej institucioneve qeveritare në vendet e rajonit ballkanik. Dritë jeshile emeton në këtë rast prania në ditën e hapjes solemne të tubimit e përfaqësuesve të trupit diplomatik të tri vendeve ballkanike, si ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Gjermani: z. Valter Ibrahimi, ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, dr. Vilson Mirdita, zv/ministri i jashtëm i Kosovës prof. Gashi si edhe vetë Dr. Friedrich Zeller, prefekti i rrethit Weilheim-Wessobrunn, ku mbahet edhe konferenca.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit