Gjate dites se djeshme pjesetaret e policise serbe ne Stacionin Policore te Presheves, kane marre ne pyetje Belgzim Kamberin, kreu i Keshillit per te Drejtat e Njeriut ne Lugine te Presheves. Lajmin e ben te ditur Agjencia e lajmeve Presheva news. Sipas saj gjate marrjes ne pyetje, Kamberi eshte akuzuar nga pjesetaret e policise, per sic thuhet ka fyer dinjitetin nacional, relegjioz e njerezor te dinjitetit te Ministrit serb per Pushtet Lokal dhe njeheresh Kryetar i Trupit Koordinues qeveritar per Komunat Presheve, Bujanoc dhe Medvegje, Milan Markovic. E tera kjo per shkak te vendosjes se pllakatit ne qender te qytetit te Presheves, gjate protestes se 10 dhjetorit 2010, me moton Ndal debimit te trurit, kur eshte paraqitur Ministri Markovic, si i Diplomuar me nota 10 per shkeljen e Drejtave te njeriut ne Presheve, Bujanoc dhe Medvegje, per shkak te mos pranim te Diplomave nga Universiteti i Prishtines. Belgzim Kamberi pas disa oreve eshte liruar,por sipas burimeve tona pret aktakuzen.