Publikuar me : 28.11.2011 Ne :
Kronike - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një familje nga Mirdita ka tentuar të futet në ambientet e Ambasadës Amerikane gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Familja Kola me 4 anëtarë ka kërkuar azil në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, duke tentuar të futet brenda ambienteve të saj.
Sipas kryefamiljarit Zef Kola, familja e tij ka probleme në qytetin ku jeton dhe ka parë si shpëtim azilin në ambasadën e SHBA-së.
Familja Kola është dërguar në komisariatin nr 1 të kryeqytetit, ku po merren në pyetje.