Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 25 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

KESH kërkon rritjen e çmimi të energjisë elektrike. Rritja e çmimit është kërkuar nga përfaqësues të KESH-it në një seancë dëgjimore të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë me grupet e interesit.
Sipas KESH-it, situata energjetike në vend është problematike për shkak të rënies së nivelit të ujit në hidrocentralin më të madh të vendit, atë të Fierzës. Aktualisht niveli i ujit në Fierzë qëndron në 259.5 metër, shumë më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, çka ka bërë që KESH-i t’i drejtohet vendeve fqinje për import.
Sipas përfaqësuesve të KESH-it, rritja e çmimit do të sillte përmirësim të financave, çka do të lehtësonte furnizimin me energji elektrike.
Një ditë më parë, drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo u shpreh se vendi ka energji të siguruar vetëm për muajin dhjetor, në kushtet kur mungesa e reshjeve ka prekur gjithë rajonin.
Ndërkohë, rritja e çmimit u propozua edhe për ujin 4 ditë më parë. Ujësjellësi propozoi një rritje me 2/3 të çmimit të ujit, me argumentimin e investimeve në rrjet.