Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
KESH i mbytur ne borxhe, qeveria favorizoi privatet ne kurriz te tij

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Politike - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Situata e vështirë financiare që po kalon KESH ka detyruar qeverinë të hyjë sërish në lojë, tani në ndihmë të kompanisë, pasi ia shterroi fondet në favor të bizneseve private. Kuvendi diskutoi dje dy ligje posaçërisht në shërbim të korporatës. Ligji i parë, është ai që detyron kompanitë me konsum të madh t’a gjejnë vetë energjinë, ndërsa ligji i dytë detyron CEZ Shpërndarjen të paguajë borxhin ndaj KESH-it dhe OST-së.

Por, edhe pse me karakter teknik ndryshimet ligjore u bënë shkak për debate dhe akuza ndërmjet deputetëve të të dyja kaheve politik dje në Kuvend. Të dyja palët akuzuan njera-tjetrën se po cënonin interesat e konsumatorëve duke favorizuar grupe të caktuara interesi me liberalizimin e tregut të energjisë në Shqipëri.

Por çështja është shumë më e gjerë se sa një debat politik. Historia fillon në vitin 2007, kur qeveria favorizoi një numër të caktuar biznesesh duke iu shitur energji elektrike me çmime të lira, madje nën kosto, diferenca mbulohej me fondet e KESH-it. Qeveria e ka marrë përsipër këtë kosto me qëllimin sipas ministrit Bode, për të stimuluar biznesin në Shqipëri. Tashmë, që sipas tij biznesi është i aftë të qendrojë vetë në këmbë dhe KESH-i nuk mund të mbajë me barrën e furnizimit me energji nën kosto, kompanive të mëdha iu thuhet të dalin vetë në treg.

Fabula është e tillë, ligji shqiptar njeh dy lloj klientësh të energjisë, “klientë tariforë” dhe “klientë të kualifikuar”. Klientët tariforë e blejnë energjinë nga rrjeti vendas dhe me çmime të vendosura nga Enti Rregullator i Energjisë, kurse klientët e kualifikuar e blejnë në treg të lirë. Aktualisht, në Shqipëri ekzistojnë më pak se 10 kompani të mëdha të cilat harxhojnë sasi të mëdha energjie elektrike. Sipas ligjit ato duhej t’a gjenin vetë energjinë duke qenë se ishin klientë të kualifikuar. Blerja e energjisë jashtë ka më tepër kosto me kompanitë. Në këto kushte, ato kanë preferuar që të furnizohen nga CEZ Shpërndarja duke marrë statusin e klientit tarifor për të përfituar çmime më të lira, të cilat subvencionohen me fonde publike. Por një gjë e tillë prek direkt KESH-in. Kompania shtetërore ia shet CEZ Shpërndarjes një kilovat energji me të paktën 1.48 lekë, kurse CEZ Shpërndarja ia shet kompanive në fjalë me një çmim 6-7 lekë për kilovat duke fituar shuma të mëdha nga ky transaksion. Në kushtet kur nuk ose ka pak prodhim të brendshëm, KESH detyrohet ta blejë energjinë me çmime më të larta, por ka detyrim që t’ia shesë më lirë CEZ-it dhe kompanive në fjalë duke shkaktuar humbje në arkë. Në formën se si ishte ligji, përfitonin kompanitë e industrisë së rendë dhe CEZ Shpërndarja, por humbte kompania shtetërore. Pikërisht për këtë çështje opozita akuzoi dje maxhorancën se ka favorizuar grupe të caktuara interesi në kurriz të fondeve publike dhe qytetarëve shqiptarë duke krijuar këtë skemë.

Me ligjin në fjalë, qeveria tërhiqet nga kjo situatë. Tashmë, të gjithë kompanitë që konsumojnë më shumë se 50 milionë kilovat/orë në vit do të detyrohen që t’a gjejnë vetë energjinë që iu duhet. Ligji lehtëson KESH-in nga detyrimi për gjetjen e kësaj sasie si dhe shitjen e saj nën kosto.

 

 

Kompanitë janë në borxh tek njëra-tjetra

“Kthema borxhin” duket të jetë refreni i këtij dimri i tre kompanive që merren me prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri. Secila kompani, KESH, OST dhe CEZ Shpërndarja i kanë borxhe njëra-tjetrës, të akumuluara vite më parë ose në kohët e fundit. Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço publikoi dje shifrat e borxhit të kompanive pas pyetjes nga deputetët Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj. Duket se të trija kompanitë janë të lidhura me njera-tjetrën me një zinxhir borxhi, i cili arrin deri tek bankat tregtare.

Kështu përshembull, CEZ Shpërndarja i ka kompanisë shtetërore KESH, një borxh prej rreth 55 milionë euro (KESH pretendon 58 milionë euro bashkë me kamatëvonesat). CEZ Shpërndarja gjithashtu, i ka një tjetër borxh Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) në një vlerë 20 milionë euro. KESH ndërkohë ka marrë borxh nga bankat, me vlerë 70 milionë euro, ndërsa i ka CEZ Shpërndarjes rreth rreth 15 milionë euro. Nga ana tjetër, CEZ shpërndarja deklaron se institucionet shtetërore kanë për t’i shlyer asaj disa milionë euro borxhe.

Ndryshimet ligjore vijnë në një kohë kur KESH ka dhënë alarmin për vështirësi financiare pas blerjeve të sasive të mëdha të energjisë elektrike. Thatësira ka bërë që kompania të nisë importin e lartë që prej muajit prill.

 

 

Diskutimet

Nasip Naço: Pra ata që në dukje janë duke mbrojtur këto kompani, nuk e kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë që realisht mbrojnë kompaninë CEZ shpërndarje, e cila duke furnizuar këto kompani të mëdha penalizon konsumatorët familjarë

Arben Ahmetaj: Ju e keni vonuar sjelljen e këtij ligji sepse kompania e shpërndarjes është shitur falas. Vetëm shuma që KESH ka subvencionuar CEZ Shpërndarjen përllogaritet në 120 milionë euro. KESH është sot në rrezik falimentimi për shkak të këtij subvencionimi.

Erjon Braçe: Cili deputet të ka penguar, thuaje këtu hapur. (I drejtohet Nasip Naços, pasi ky tha më parë se liberalizimin e tregut të energjetikës e kanë penguar lobingjet në Kuvend).

Ridvan Bode:PS nuk merr përsipër të votojë një ligj që vjen në favour të konsumatorit shqiptar, që ul çmimin e energjisë…

Ndërhyjnë nga salla: Kush të tha, nga e di ti?

Ridvan Bode: Në vitin 2007, morëm vendimin që biznesit të kenë çmim energjie më të ulët, që të jenë më kompetitivë. Nga ky vendim, doli se 60 perqind e çmimit të energjisë duhet të kompensohet dhe kjo sjell kosto për KESH-in.

Arben Ahmetaj: Pse ky ligj nuk ka ardhur që të miratohej më parë?

Ridvan Bode: Sepse konjuktura e çmimeve nuk e bentë të domosdoshme, por tani ne nuk e përballojmë më subvencionimin e energjisë për këto kompani.

Erjon Braçe: Grupi i PS-së ka ardhur sot në sallë për të mbrojtur interesat e konsumatorëve. E vërteta e rendësishme është ajo që Bode tha: Qeveria ka favorizuar me çmime të ulta 10 kompani.

Ridvan Bode: Jo vetëm 10 kompani, ne kemi favorizuar të gjithë biznesin…

Erjon Braçe: Ky ligj synon të rregullojë situatën ku qeveria ka favorizuar klientelizmin ndërsa janë diskriminuar 1 milionë klientë.

Nasip Naço: Pra, ky projektligj që po paraqesim sot, zgjidh një nga problemet akute dhe të shumëdebatuara në vend, atë të çmimit të energjisë elektrike, i cili pas këtij ligji nuk do të pësojë më rritje artificiale. Po ashtu me këtë ligj përfundimisht tregu i energjisë elektrike në vend mund të konsiderohet i liberalizuar.

Erjon Braçe: Kush do t’a liberalizojë tregun, kompanitë që nuk kanë asnjë ndikim në treg (Braçe përmend disa kompania shqiptare) apo Rudnapi, kompania e sekserit tuaj Damir Fazlliç?

Ridvan Bode: Po ju nuk merreni vesh, përmendi kompani shqiptare dhe thoni që janë të vogla, përmdni të tjera dhe thoni që janë serbe. Kush gjen çmim më të lirë ajo do e sjellë

Erjon Braçe: Zoti ministër, ju mund të flisni në stadium me një gjuhë ofenduese dhe jo këtu (Bode kishte përmendur më parë në fjalimin e tij Arben Ahmetajn dhe Erjon Braçen)

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit