Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
KiE Keqardhjen per situaten e krijuar gjate zgjedhjeve

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Politike - 24 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


Denis Dedej


Kongresi i Këshillit të Europës i ka bërë dje apel politikës shqiptare që të ndërtojnë sëbashku kushtet për një dialog më të mirë midis tyre, me qëllim për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive. Në sesionin e 21-të të këtij Kongresi është miratuar një rezolutë për Shqipërinë, e cila fokusohet në zgjedhjet vendore të zhvilluar më 8 maj. Raporti mbi vendin tonë është paraqitur në Bruksel nga raportuesi i Partisë Popullore Gjermane, Volkram Gebel, në të cilin vërehet me shqetësim situata e krijuar në procesin elektoral për shkak të polarizimit politik. Sipas këtij raporti, situata e krijuar në vend dhe marrëdhëniet e tensionuara politike sollën dhe lëkundje të besimit të njerëzit tek ndershmëria e zgjedhjeve.

Ky raport, i cili mori 88 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, do t’i dorëzohet autoriteteve të larta të BE-së dhe do të shërbejë si pikënisje të angazhimeve të tyre në dialogun me Shqipërinë. Për këtë arsye, Kongresi i Këshillit të Europës kërkon nga partitë politike që të bashkëpunojnë sëbashku për të realizuar zgjedhjeve më të mira.

“Zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri u shoqëruan nga tensione mes dy koalicioneve kryesore, ndërsa fushata elektorale, e cila duhej të ishte përqendruar në çështjet dhe nevojat lokale, u fokusua në akuzat e ndërsjella politike mes kandidatëve”,- komentoi Volkram Gebel. Sipas tij, zyrtarët që u trajnuan në ditën e zgjedhjeve ishin të përfshirë në këtë proces për të pasur zgjedhje sa më transparente dhe vëzhgimi i zgjedhjeve u krye normalisht. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se momenti i numërimit të votave solli mjaft tensione. “Dy polet partiake sollën interpretimet e tyre mbi procesin e numërimi. Në Shqipëri kishte një polarizim politik. Kongresi ka sjellë në vëmendje në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri se situata ka qenë e qetë. Në propozojmë të ketë një forcim të marrëdhënieve mes partive politike, për të pasur veprime të harmonizuara mes palëve. Kongresi i KiE rekomandon bashkëpunim për zgjedhje më të mira”,- sugjeroi raportuesi i Partisë Popullore Gjermane.

Pas raportimit të zyrtarit gjerman, disa prej anëtarëve të Kongresit u kanë bërë apel gjithashtu politikës shqiptare që të dialogojnë dhe të bashkëpunojnë për të ardhmen. Krahas Rezolutës, në draft paraqiten dhe disa rekomandimeve. Në këtë dokument shprehet “keqardhje që fushata zgjedhore u karakterizua nga një polarizim i fortë i debateve, në të cilat u reflektua situata tejet e tensionuar politike”. Kjo situatë sipas raportuesve ndikoi negativisht në procesin zgjedhor. Për raportuesit, tensionet janë shfaqur edhe më shumë gjatë fushatës zgjedhore, të cilat u reflektuan në procesin numërimit dhe të kontestimit të fletëve të votimit. Nga ana tjetër, të dërguarit e KiE-së në Shqipëri vunë re pasiguri në lidhje me procedurat që sollën shtyrjen e orës së hapjes dhe mbylljes së ditës të votimit. Në përfundim të rekomandimeve, Kongresi ftoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të marrë parasysh çështjet e adresuara prej tyre në kuadër të aktiviteteve të saj të monitorimit për Shqipërinë.

 

 

Tetë rekomandimet e Këshillit të Europës

1. Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës i referohet:

a. Parimeve të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale e ratifikuar nga Shqipëria më 4 prill 2000;

b. Rezolutës statutore të lidhur me Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, të miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 19 janar 2011 dhe, në veçanti, artikulli 2 paragrafi 4 i saj, mbi rolin e Kongresit në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale.

2. Kongresi mirëpret bashkëpunimin e mirë që është zbatuar me zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe shikon më përparësi rritjen e veprimtarisë plotësuese për harmonizimin e aksioneve të përbashkëta.

3. Kongresi vë në dukje përparimin e bërë në përgjithësi nga autoritetet shqiptare në organizimin e zgjedhjeve elektorale të 8 maj 2011 dhe njeh, në veçanti, përpjekjet e bëra për të siguruar transparencën e zgjedhjeve. Për sa i përket sjelljes së medias, disa prej tyre që konsideroheshin si të pavarura, kanë qenë të balancuara. Procedurat e ditës së votimit kanë qenë të kënaqshme dhe një bashkëpunim i mirë operativ u krijua midis anëtarëve të komisioneve të Qendrave të Votimit.

4. Megjithatë, vëzhgues të OSBE-ODIHR dhe të tjerë, si edhe delegacioni i Kongresit, vënë re disa probleme në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve dhe se përmirësimet e ardhshme janë të nevojshme.

5. Në mënyrë të veçantë, delegacioni i Kongresit shpreh:

a. Keqardhje që fushata zgjedhore u karakterizua nga një polarizim i fortë i debateve, në të cilat reflektohet situata tejet e tensionuar politike. Kjo ndikoi negativisht në procesin zgjedhor. Tensionet janë shfaqur gjatë fushatës zgjedhore janë konfirmuar gjatë procesit të gjatë të numërimit dhe kontestimit të fletëve të votimit;

b. U vunë re pasiguri në lidhje me procedurat që sollën shtyrjen e hapjes dhe mbylljes së procesit të votimit më 8 maj;

c. Emërimi me vonesë ose ndryshimi në minutën e fundit të zyrtarëve të ndryshëm që merreshin me procesin e zgjedhjeve solli dhe mungesën e trajnimit të tyre;

d. Mosmarrëveshjet midis anëtarëve të komisioneve të ndryshme zgjedhore ishin të shpeshta dhe anëtarëve iu është dashur që të konsultohen ne partitë e tyre përkatëse përpara se të marrë qëndrim për rastet e kontestuara. Kjo gjë e bërë shumë shpesh ka sjellë dhe mospërmbushjen e afateve të përcaktuara;

e. Shpreh keqardhjen që në Tiranë atmosfera ishte veçanërisht e tensionuar për shkak të polarizimit të fortë politik;

f. Shpreh besimin se procesi jashtëzakonisht i gjatë i numërimit të votave, në Tiranë, ishte një burim i konfliktit në rritje. Zgjatja e procesit të numërimit dhe dështimi si pasojë e mosshpalljes së rezultateve përfundimtare, vunë në rrezik besimin që qytetarët duhet të kenë pasur në ndershmërinë e zgjedhjeve. Të dy interpretimet partizane të Kodit Zgjedhor dhe numërimi i votave, është kontestuar.

6. Kongresi shpreh keqardhjen për mungesën e dialogut konstruktiv ndërmjet partive dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet aktorëve politikë, ndërsa, në interes të komuniteteve lokale dhe të qeverisjes së mirë, duhen bërë përpjekje për të pranuar të gjitha vendimet konstruktive dhe për të shkuar përtej pozicioneve partizane.

7. Duke marrë parasysh sa më sipër, Kongresi i kërkon Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për:

a. transmetimin e rekomandimeve dhe memorandumin e tij shpjegues për autoritetet shqiptare, duke i ftuar ata të marrin në konsideratë sugjerimet e Kongresit dhe në veçanti për të shqyrtuar Kodin Zgjedhor, nëse kërkohet nga standardet ndërkombëtare ose nga vështirësitë e hasura të veçantë;

b. mbështetjen e Këshillit të Europës për planin e veprimit për periudhën pas-zgjedhore për Shqipërinë dhe të përfshijë plotësisht rekomandimet e Kongresit në të;

c. Rekomandim dhe memorandumin e tij shpjegues t’i dërgohen organeve përkatëse të Këshillit të Evropës, Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias) dhe Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, për veprimet e mundshme në të ardhmen e përbashkët në favor të Shqipërisë.

8. Kongresi gjithashtu fton Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të marrë parasysh këtë rekomandim në kuadër të aktiviteteve të saj të monitorimit për Shqipërinë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit