Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kiev, caktohen grupet e Evropianit 2012!

Publikuar me : 02.12.2011 Ne : Sport - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Sot në Kiev të Ukrainës është hedhur shorti për përbërjen e grupeve të Kampionatit Evropian të Futbollit, që mbahet vitin e ardhshëm në Ukrainë dhe Poloni.

Vendi mikpritës, Ukraina, do të luaj në Grupin D, së bashku me Anglinë, Francën dhe Suedinë, ndërsa mikpritësi tjetër, Polonia, gjendet në grupin A, së bashku me Rusinë, Greqinë dhe Çekinë.

Kampioni evropian, Spanja, në Grupin C, do të ndeshet me Italinë, Irlandën dhe Kroacinë.

Në Grupin D, përfshihen tre ish kampionë evropianë: Holanda, Gjermania dhe Danimarka, ndërsa pjesëmarrësi i katërt është Portugalia.

***********************

Sot në orën 18:00 të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të mësojnë kompozimin e grupeve të fazës finale në turneun më madhor evropian për kombëtaret, që është në edicionin e 14-të. Vazot e shortit janë formuar tashmë dhe më të favorizuara për të marrë një kualifikim në dukje të lehtë, janë Spanja dhe Holanda, finalistet e botërorit të 2010-s, përveç dy vendeve organizatore, Poloni dhe Ukrainë. Në vazon e parë skuadra për t’u evituar është sigurisht Spanja, e cila vjen nga një fazë eliminatore perfekte.

Në vazon e dytë Gjermania, Italia, Anglia dhe Rusia do të kërkojnë të kenë në grup një prej vendeve organizatore, duke bërë llogaritë virtuale për një kualifikim të lehtë. Gjermanët frikësojnë më shumë se Italia dhe “Panzerat” kanë dhënë garanci më shumë në teste. Skuadra e Lovit nuk do të diskutojë kualifikimin edhe nëse vihet në grup me Spanjën. Në grupimin e tretë janë Kroacia, Greqia, Suedia dhe Portugalia, me këtë të fundit si një minë lundruese.

Luzitanët kanë qenë gjithmonë mes favoritëve nëpër turne, por asnjëherë nuk kanë shkuar më shumë se nënkampionë, madje dhe këtë titull pa vlerë e kanë marrë në shtëpi. Në vazon e katërt janë Danimarka,Franca, Çekia dhe Irlanda. Përveç skuadrës së Trapatonit dhe Çekisë, që nuk kanë pretendime serioze, dy të tjerat janë gati të befasojnë edhe kompanitë më të kujdesshme të basteve. Danimarka e ka bërë këtë me titullin në 1992-shin, edhe pse tani i mungojnë kampionët. Endi Tufa

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit