Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Rajoni - 23 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministri i Jashtëm kinez ka bërë të ditur se do të dërgojë në Siri një diplomat të lartë për bisedime. Përfaqësuesi kinez do të mbërrijë në Siri të premten.
Pekini dhe Moska në fillim të këtij muaji bllokuan në Këshillin e Sigurimit në OKB një rezolutë në mbështetje të planit arab të paqes, në të cilin I kërkohet presidentit Bashar al Asad të largohej nga pushteti.
Njoftimi nga ana e zëdhënësit të shefit të diplomacisë kineze Liu Ëeimin u bë përmes një conference shtypi në Pekin. Ai vjen pasi Kina shprehu qëndrimin në lidhje me situatën në Siri, e cila “duhet trajtuar me kujdes”.
Sipas tij, bisedimet në Siri do të drejtohen nga zv.ministri i Jashtëm Zhai Jun.
Siria është përfshirë prej 11 muajsh në një revoltë të përgjakshme antiqeveritare që u ka kushtuar jetën me mijëra civilëve.