Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 80 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pranga katër klandestinëve, të cilët do të kalonin kufirin drejt Malit të Zi. Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur të finalizojë një tjetër operacion me sukses, ndërsa në zonën e Doganës në Tiranë kanë kapur tre algjerianë dhe një shtetas turk.
Ata qëndronin në zonën e Doganës, në pritje të një makine për të udhëtuar drejt Shkodrës, për të kaluar kufirin.
Duke i’u referuar të dhënave të policisë, mësohet se të katërt klandestinët, të cilët kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës, dyshohet të kenë qenë fshehur në një kamion.
Ata kanë kryer linjën Algjeri-Turqi, Turqi –Greqi, Greqi-Shqipëri me destinacion Malin e Zi.