Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Klani servil i Ekranit

Publikuar me : 01.05.2011 Ne : Kulture - 294 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Revista e vetme per kinemane per kohen kur nisi dhe zhvilloi Shqiperia nje prodhim kinematografik, ka qene revista Skena dhe ekrani. Prej numrit te saj te fundit qe lidhet dhe me fundin e konjuktures shteterore qe e botonte, kane kaluar njezet vjet.
Te paren reviste ne kohe demokratike e kemi ne dore. Ka nje jave qe ka dale nga shtypi por nuk eshte hedhur ne qarkullim.


Quhet Ekran, Çmimi 300 L, eshte financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise, eshte botuar nga Vellezerit Tafa. Keta qe paraqiten si ent vellezerish, shtepi botuese dhe filmike, jane nje familje, burre e grua dhe dy femijet. Familja Tafa eshte autore e gjithckaje qe permban kjo reviste e cila paraqet disa probleme te renda financiare dhe etike qe kane percaktuar fytyren e revistes, formen dhe permbajtjen e saj e qe perben fyerje edhe per inteligjencen e nje amatori te kinemase.


Familja ka punesuar veten me nje fond publik. Per kete numer te pare te Ekranit, Qendra Kombetare e Kinematografise i akordoi Vellezerve Tafa ne vjeshte 2010, 2 milione leke (te reja).


Ekipi i revistes perbehet nga, drejtor Taulant dhe Eri Tafa; stafi editorial Nexhati Tafa, Mirela Mecaj, Taulant Tafa, Eri Tafa, Pranvera Tafa; udheheqes artistik Nexhati Tafa; Art Director Studio Audiovizuale Vellezerit Tafa.


Tafat kane bere perkthimet, dy gjithsej. Te njejtet duhet te bejne shperndarjen ne librari, dhe administratore jane po keta. Ata prezantohen ne kete menyre Vellezerit Tafa, Shtepi botuese dhe filmike... Krijuar me 1999... Ne sjellim vetem vlera...


Ekran, kopertinen ia kushton filmit Gjalle te Artan Minarollit, kryetar i Qendres Kombetare Kinematografike. Mbulesen e pasme, ia kushton Artan Minarollit ne sheshxirimin e filmit Gjalle. Jepet regjisori ne nje moment pushimi nokturn.
Cilesia e shtypit duket e larte. Thuhet se eshte shtypur ne Itali.


Brendesia hapet me dialogun Çeshte kinemaja, pyeti Andre Bazen...Kinemaja eshte kinemaja, u pergjigj shume me vone Zhan Luk Godar...


Dy intelektualet, kineaste dhe kritike te nouvelle vagues, ekip i Cahier du Cinema reviste qe e kapi gjysme shekulli jete pa iu lepire as Malraux-se, minister Kulture, apo ndonje tjetri qe iu dha doren per te botuar numrat e pare te fletores revolucionare te mendimit mbi kinemane, jane aq te padiskutueshem per skenaristin e Kinostudios Shqiperia e Re Nexhati Tafa sa ky ti vendose ne kontekstin qe ai do, ti bashkoje ne ate dialog te sajuar.


Kthejme fleten. Dy foto bardhe e zi me autor Marubin. Ai qe nuk e di se Marube jane disa, fotografe dinastie, si dinastia Tafa, nuk ka per te ditur se per cilin nga Marubet e kane fjalen keta te Ekranit qe dalin ne perkufizime te cartura perbri fotos se gruas me gjinjte jashte kemishes Marubi Parakinemaja shqiptare; dhe Marubi filmi si nje enderr e parealizuar.


Ikonat e kinematografise shqiptare. Duket si titull i ndonje cikli qe revista ka ndermarre per ta mbajtur ne numrat e ardhshem. Sepse Vellezerit Tafa kane nenshkruar nje kontrate me Qendren Kombetare per disa numra.


Ikona e pare eshte e Kristaq Dhamos. Ne emer te tij permendet Tana filmi i pare i gjate shqiptar, titujt te tij te tjere dhe nje vjershe qe ka perkthyer Dhamo. Sa per lezet. Pak nga te gjitha.


Vijon nje liste e filmave te pare artistik te regjisoreve te ekranit, prej vitit 1958 ne vitin 2010, ku jane perfshire edhe pune diplome te studenteve te filmit! Djemte e shokeve te vjeter te armeve.


Ecim. Jo, ne fakt tani ndalojme te nje kaleidoskop i portreteve te kryetarit te Qendres, qe fillon ne faqen 13 dhe perfundojne ne faqen 31. Ai paraqitet ne interier xhirimi te filmit Gjalle, prane kameres, ne varke, me cigare, me syze dielli, pa syze, me kufje, pa kufje. Revista Ekran nuk ka asnje pershkrim didaskalik, asnje per be ne 160 faqe.


Teksti Qendra Kombetare Kinematografike ne kerkim te shtigjeve te pashkelura... ka per autor Minarollin. Ai ben nje analize te sistemit qe perfaqeson dhe drejton prej tri vitesh, te rolit dhe sfidave te institucionit qe administron fondet publike dhe politikat per prodhimin kinematografik. Kryetari analizon bashkeveprimin producent-autor duke u kthyer ne nje institucion baze per krijimtarine e filmit modern shqiptar.


Paralel shprehet per nivelin e prodhimit kinematografik pa folur per vepra te vecanta, nderkohe qe ilustrimi behet me punen e regjisorit Minarolli. Shkruan Nje nga prioritetet per kinematografine shqiptare mbetet zhvillimi i shprehjes kinematografike ne fusha te panjohura, eksperimentale me trajtime stilistikore qe burojne nga mentalitete te reja artistike. Kjo eshte ne thelb edhe liria e mendimit, kur pranohet si forme zhvillimi.


Diku ai flet se eshte i nevojshem pasurimi i bibliotekes me literature ne gjuhen shqipe per artin kinematografik qe do ti jepte shtyse brezave te rinj per persosjen e koshiences artistike.


Ekran, produkt servil dhe makut qe nxjerr perfitim nga pako gje, eshte perdhosje per kete vetedije artistike qe flet kryetari. Shteti jep para me deshiren per te bere nje reviste, parate i merr familja, familja ia shperblen duke ia kushtuar revisten shtetit dhe tekave familjare.


Ja dhe Dosja e Berlinales e shkruar nga vete zoti Nexhati. Artikulli quhet Trokitjet e nje kinematografie te re ambicioze shqiptare. E meqe as ka shkuar, as ka pare por as eshte informuar per pjesemarrjen e filmit dhe botes shqiptare ne Festivalin e Berlinit, tek ky artikull ai abstragon mbi fjalen ambicie, qe dikur ne kohen e nje kinemaje qe zoti Nexhati e njeh mire dhe ka kontribuar, cilesohej e pamoralshme.


Shkruan Pranesa e provincializmit krijues, nuk ka te beje vetem me hapesiren qe ka percaktuar fati apo udhet e jetes, jo vetem me mundesite e shanset qe te shfaqen ne jete, e te vizatuara ndonjehere gati si nje fatalitet, por edhe me Mungesen e nje gjymtyre te tille te qenesishme sic eshte ambicia per tu matur me Himalajen, me me te larten, ambicia per tu shkeputur nga provincializmi kinematografik si mendesi, si krijim, si produksion, si nje mori komponentesh qe ka formuar dhe formon artin industrial te filmit, filmin si nje art dhe industri, qe jo vetem ne menyre metaforike ka energji te cmendur.


Humbja e qellimeve ne jete mund te ti ngaterroje mendimet ne kete fare feje.
Edhe dhjete faqe me portrete te Yllit te ri evropian, sic cilesohet nga familja Tafa, Nik Xhelilaj dhe asnje fjale per be, se cfare ka bere Niku qe ta meritoje kete mballome vleresimi nga revista e pare kinematografike shqiptare.


Eshte konsumuar ne faqet paraardhese portreti i aktorit te ri, sepse ai eshte protagonist i filmit Gjalle.
In memoriam Xhanfize Keko eshte nje kapitull qe dime se eshte marre nga kujtimet e regjisores Ditet e jetes sime, pikerisht kapitulli ku ajo flet per nje periudhe dramatike ne jeten private. Perdorimi i ketij materiali eshte bere pa cituar burimin.


Jemi ne faqet 100 te revistes. Kemi hyre ne lenden kritike e studimore me autore Taulant dhe Eri Tafa.
Ezopizmi ne kinematografine shqiptare, eseja e pare trajton ezopizmin si perpjekjet per zgjerimin e formave dhe mjeteve te shprehjes artistike ne kinematografine shqiptare te periudhes se diktatures staliniste. Kinematografi shqiptare por ne diktature staliniste ama! Shpikjet e termave te kesisojshme qe perkufizojne periudha dhe fenomene ne kinema i gjen edhe kur autoret trajtojne Mekanizmat e censures ne kinematografine e diktatures.


Qe ishte kinema dhe propagande njeheri, ky raport eshte stabilizuar deri diku ne historiografine e re, kryesisht orale, per kinemane shqiptare te viteve 1953-1990. Kurse termi kinematografi e diktatures eshte perdorim qe vjen ngaqe keta Tafat qe kur shkruajne nuk citojne kurre, nuk japin asnje burim, as reference, as deshmi te gjallesh e te vdekurish, as material arkivor, asnje grime literature.


Meqenese jemi te gogoli i diktatures, familja mendon se duket bukur nje cikel fotosh me titull Puthja si nje mohim ne filmat e diktatures Marlon Brando puthet me te shoqen, Clark Gable me nje kolege, Kim Basinger me nje koleg, dikush tjeter me dike ne nje foto google-i. Eshte intermexo.


Rikthehen Taulant dhe Eri Tafa me esene e dyte dhe te fundit Ndikesa e filmave neorealiste ne jeten sociale shqiptare. Citojme Kur shfaqeshin filmat neorealiste italiane ne rruget e Shqiperise, jo vetem te fshatrave po edhe te qyteteve, kishte ende gra dhe vajza te mbuluara me carcafe te zinj dhe me ferexhe.


Ne zonat e thella te vendit dhe ndoshta jo vetem atje femra, vajza qe do te behej grua, ishte si nje mall, si nje placke tregu qe shitej dhe blihej, here here edhe qe ne djep. Prandaj edhe nje film i shfaqur ishte si nje bote tjeter, nje bote pertej botes se tyre te erret te perditshme.


Mendohet te jete nje analize sociologjike ne frymen e studimeve master ne universitetet tona. Te gjesh kudo nje justifikim per artin e prodhuar nen diktature, pa i hequr asnje tulle ngrehines, pa i hyre ne hak, sepse qellimi i objektit te studimit eshte gjithnje qellimmire.


Ekran punon me te trete. Me Vladimir Priftin shtyhen edhe disa faqe reviste. Teksti i Priftit eshte marre nga libri i tij Te dish te lexosh nje film liber i financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise.


E bere ne kete menyre, i kushton me pak krahu i punes ketyre botuesve.
Per ta mbyllur kete histori me Gjaku yne... Robert de Niro. Nje seri fotosh me nje diciture qe do te thote sa sa patriote jane Tafat e Ekranit.


Kryetari i Qendres Nuk eshte kjo revista qe prisnim


I pyetur per kete Reviste, kryetari i Qendres Kombetare te Kinematografise Artan Minarolli, nuk kishte fjale per te shpjeguar kete qe ka ndodhur. Ai di te thote se ne fillimet e kesaj pune ka qene deshira e mire si e Qendres, si e anetareve te bordit qe e miratuan projektin. Me botuesit ishte rene dakord qe te ngrihej nje grup pune, qe do te kontribuonte me shkrime. Por ky grup nuk u ngrit asnjehere, sepse botuesi nuk e ngriti me telefonin.


Kryetari thote se projekti i Tafes i shpall fitues pas disa konkurrimeve ne bordet e meparshme, por fitues u shpall vjeshten e kaluar. Jam vertet i shqetesuar dhe i merzitur me kete qe ka ndodhur. Nuk eshte e drejte. Nuk eshte normale. Shkrimi im eshte nje refleksion per kinemane dhe institucionin qe drejtoj, por nuk mund te ilustrohet ne 30 faqe me fotot e miat dhe punes sime. Duket sikur une te kem nxitur promovimin e krijimtarise sime me parate e institucionit qe drejtoj, tha per Shekullin Minarolli. E refuzoj kete produkt, megjithese demi eshte bere.


Kryetari tha qe nga tirazhi 1000 kopje, Vellezerit Tafa i kane dorezuar Qendres Kombetare te Kinematografise 400 kopje, te cilat Minarolli i ka bllokuar tashme. Pjesa tjeter eshte ne dore te Tafave, por Ekranin deri dje nuk e gjeje ne librarite e Tiranes.
Minarolli thote edhe qe kjo permbajtje pa standard profesional e cila nuk ka se si te parashikohet ne kontraten qe QKK lidh me subjektin ne fjale, do te kaloje per shqyrtim ne Bordin qe e ka miratuar si projekt. Me 14 maj bordi do te vendose per kete dhe ndoshta ne baze te vendimi do te percaktohet se cfare zhdemtimi do te kete, nese do te kete te tille.


Tafat nen drejtimin e Nexhati Tafes, autor i shume skenareve per filma artistike, dokumentare, shpresojne te vazhdojne numrin e dyte, sepse kontrata e le te hapur bashkepunimin. Do te munden?
Por pyetja shqetesuese eshte a eshte kjo rruga per te botuar nje reviste te
pavarur?


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit