Vjeshta e pare nuk ka per te prure Bienalen e Tiranes. Organizatoret thone se ekspozita me e madhe nderkombetare e artit bashkekohor me kater edicione deri me sot, shtyhet me nje vit. Qe vjeshten e vitit te kaluar une mora vendim te nderroj vitin e Bienales, per arsyen e thjeshte, se cdo here qe e kemi bere, koincidon ose me zgjedhjet e pegjithshme ose me ato lokale. Edi Muka, Drejtori i Bienales, e pohon lajmin per Shekullin.
Interesit per pergatitjet e Bienales se peste qe duhej te inaugurohej sipas tradites ne shtator 2011, ai iu pergjigj se eshte e pamundur te punohet per arsye te asaj cka ndodh me zgjedhjet, por edhe sepse e gjithe administrata e shtetit shqiptar, sic e dini fort mire, eshte krejtesisht e paralizuar, dhe madje edhe mizat nuk fluturojne se nuk e dine se ku do jene plehrat.
Ne historikun e saj, Bienalja e Tiranes ka pasur nje mbeshtetje simbolike dikur nga Bashkia e Tiranes dhe pak nga pak mbeshtetja e institucioneve shteterore u zduk fare. Gjithsesi Muka qe ushtron aktivitetin e tij si kurator ndermjet Shqiperise dhe Suedise, ndihet i lumtur qe e ka marre nje vendim te tille. Ne kushte te tilla, nje Bienale (megjithese e zhvilluar ne harkun kohor per nje trienale) e vonuar do te sherbente per tu rritur cilesisht.