Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Klinikat private mbyllen nese nuk plotesojne standardet

Publikuar me : 29.06.2010 Ne : Sociale - 125 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ministri i Shendetesise, Vasili, referoi ne komision parlamentar se kane nisur kontrolle te rrepta ndaj klinikave mjekesore private


Klinikat private do te jene ne shenjestren e kontrolleve te rrepta. Ne rast se grupi Task-Forc, i ngritur prej javesh per kete qellim, konstaton shkelje aktiviteti privat rrezikon edhe mbylljen.


Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, referoi dje ne Komisionin Parlamentar te Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shendetesise ne lidhje me urdhrin e fundit per ngritjen e nje grupi Task-Forc qe do te kontrolloje standardizimin e sherbimit shendetesor publik ne pergjithesi dhe atij privat ne vecanti.


Nderkohe, deputetet socialiste i kerkuan ministrit qe aksionet ndaj spitaleve private te mos behen vetem per efekte mediatike, por te jene reale dhe te vazhdueshme.


Kontrollet


Nisur nga ankesat e qytetareve e denoncimet per raste te pasaktesise se venies se diagnozave mjekesore, apo dhe te tjera, ne strukturat private, Ministria e Shendetesise ka ndermarre nje sere kontrollesh per verifikimin e standardeve te ofrimit te sherbimit shendetesor ne to.


Sherbim shendetesor jopublik duhet te jete i uniformizuar, duhet te kete standardet dhe qendrimi ndaj tij duhet te jete po aq objektiv, sa ai qe mbahet ndaj sherbimit publik, tha Vasili, duke shtuar se praktikat e reja te licencimit dhe vetedeklarimit, sipas tij, nenkuptojne ne menyre ligjore kontrollin e mepasshem te vertetesise se gjithe asaj qe eshte deklaruar nga subjekti, kur ai ka marre persiper te ofroje sherbim privat.


Per specifikat qe ka ky sektor, Vasili shpjegon se kontrolli eshte ndare ne 4 grupe te medha, spitalet private, klinikat e karakterit diagnostik, sherbimi stomatologjik, si dhe laboratoret dhe sherbimi farmaceutik. Nderkohe, per kete te fundit funksionon prej shume javesh Task-Force, ndersa specifike ka qene uniformizimi i sherbimit shteteror dhe privat.


Nderkohe, u vu ne dukje se ne rrethe eshte vene ne levizje mekanizmi i informacionit edhe per veprimtari eventuale mjekesore qe ofrohen ne menyre te paligjshme (pa licence) e qe jane fenomen akoma me negativ, informal, ne sinjalizim te te cilave do te mbahen qendrimet perkatese ligjore.


Ndeshkimet


Vendimet e marra nga grupet e kontrollit ne terren do te adresohen ne Task-Forcen perkatese, ndersa me tej do te procedohet me vendimet perkatese. Ne cdo shkelje te veprimtarise nuk do te kete hezitim edhe per kerkesen e nderprerjes se veprimtarise se aktivitetit.


Nuk do te kete negocim me kushte te ofrimit te sherbimit shendetesor qe nuk perputhen me standardet, thekson Vasili, duke shtuar se praktika e licencimit ka nisur ne vitin 2009 dhe duhet lene nje kohe e domosdoshme per hyrjen ne kete periudhe kontrolli dhe pergatitjen e mekanizmave perkates.


Protokollet mjekesore, harrohen 80perqind e tyre


Mbi 80 perqind e protokolleve te mjekimit jane pergatitur aktualisht, nderkohe qe po punohet me Qendren Kombetare te Cilesise, Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve, per ti standardizuar ne menyre perfundimtare, keshtu u shpreh ministri Vasili, i cili shpjegon se paralelisht me kete po punojne dhe grupet e perllogaritjes se kostos se sherbimeve shendetesore.


Protokollet e mjekimit dhe kostoja e sherbimeve shendetesore, sipas tij, jane nje mungese shume e gjate ne sistemin shendetesor dhe mendohet realizimi i ketij objektivi brenda vitit.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 80 here.
Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine  Tani o bote me uro gjume te embelAurora Molla  Aurora Molla një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amanetin e saj. Aurora e kishte ndjerë fatin e saj që e priste, dhe para se të largohej i kishte thënë së ëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj. Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimit, pasi i ka rënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit