Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
KLSH Skema e pensioneve e vjeter, duhet reformuar

Publikuar me : 04.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Emirjon Senja

Reformimi i skemës së Sigurimeve Shoqërore dhe rritja e të ardhurave në këtë drejtim janë një ndër sfidat kryesore me të cilën duhet të përballet qeveria në këtë periudhë. Skema po krijon një deficit çdo vit edhe më të madh duke detyruar ekzekutivin që për mbulimin e tij të ndajë më shumë para nga buxheti i shtetit duke rritur barrën e shpenzimeve. Ndjeshmëria në këtë drejtim ka të bëjë me faktin se bëhet fjalë për përfitimet e mbi 500 mijë pensionistëve në të gjithë vendin.

Në lidhje me këtë, kreu i KLSH-së, Robert Çeku vuri thekson pikërisht tek nevoja për reformimin e skemës së Sigurimeve Shoqërore duke parashtruar edhe problematikat, me të cilat po përballet sot Instituti i Sigurimeve Shoqërore në raportin e tij para Komisionit të Ekonomisë për buxhetin e vitit 2010. Sipas tij, duhen marrë masat sa më parë që skema të reformohet dhe të gjenden burime të reja të ardhurash pasi mënyra se si funksionon sot ajo e bën të detyrueshme transferimin e fondeve nga projekte të tjera drejt financimit të saj. “Fakti që shteti çdo vit alokon fonde të konsiderueshme si kontribut për të mbuluar skemën e pensioneve, të bën të mendosh që kjo skemë është e vjetruar në kohë. Mund të ketë shumë ide se si do bëhet reformimi i saj, por bazë është sistemi i pensioneve. Mund të ketë sisteme të ndryshme, por nëse vazhdojmë me të njëjtën skemë duhet të përgatitemi që burime nga sektorë të tjerë do të merren për t’u hedhur në këtë skemë, pasi kuptohet që pensionistët nuk do të lihen pa pensione. Është momenti që të merremi seriozisht me reformimin e sistemit të pensioneve”, – tha Çeku.

Në të gjithë vendin numërohen rreth 570 mijë pensionistë të cilët përfitojnë çdo muaj të ardhura nga skema e Sigurimeve Shoqërore, në formë pensioni. Si logjikë, paratë që iu jep pensionistëve, skema duhet t’i mbledhë nga kontributet që derdhin të punësuarit në shtet dhe privat sot, sipas pagës që ka secili. Këtu qëndron edhe problemi kryesor, shuma e parave që del nga skema nëpërmjet financimit të pensioneve është më e madhe se të ardhurat që mblidhen nga kontributet. Në këto rrethana hyn në lojë buxheti i shtetit, i cili mbulon me të ardhura të vjelura nga burime të tjera, si tatimet dhe doganat deficitin e krijuar, duke i marrë këto para nga një projekt tjetër që mund të financohej. Vitet e fundit barra e Sigurimeve Shoqërore po rritet për buxhetin e shtetit. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit të shkuar, buxheti ka financuar gropën e skemës me plot 28.2 miliardë lekë, ndërsa deri në fund të këtij viti parashikohet të transferohen rreth 31 miliardë lekë. Kjo është arsyeja kryesore se përse KLSH por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar nga qeveria reformimin e skemës me qëllim uljen e masës së subvencioneve direkte nga arka e shtetit për në arkën e ISSH-së. Një ndër sugjerimet e FMN-së në këtë drejtim ishte rritja e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, e cila nuk u mor parasysh nga qeveria.

 

 Socialistët, debat me Boden për buxhetin

Shifrat e buxhetit të vitit të shkuar janë bërë shkak për debate të ashpra midis ministrit të Financave Ridvan Bode dhe deputetëve të majtë në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë fjalës së tij, Bode mbrojti vendimet e qeverisë për shkurtime në buxhet në vitin 2010 me qëllim mbajtjen nën kontroll të deficitit, ndërkohë që deputetët u shprehen se qeveria nuk mund të mburret me shkurtimin e investimeve. Debatet më të ashpra janë bërë në lidhje me realizimin e të ardhurave ku Bode theksoi se ato janë realizuar në tregues shumë më të mirë krahasuar me vitin e shkuar, ndërkohë që opozita këmbënguli në uljen e tyre.

 

Të punësuarit sipas sektorëve

18 perqind në shtet

27 perqind në privat

55 perqind në bujqësi

 

Pensionet, tatimet nuk dorëzojnë listë pagesat tek ISSH-ja

Krahas problemit të financimit të skemës, gjatë kontrolleve të ushtruara në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, KLSH ka vërejtur një serë mangësish të tjera, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mos dorëzimin nga ana tatimeve të listë pagesave tek ISSH-ja. Një mungesë e tillë sjell zvarritje në përllogaritjen e masës së përfitimit për ata që do të dalin në pension gjatë këtyre viteve. Madje nuk janë të pakta rastet kur pensionistëve iu është dashur të sorollaten dyerve të gjykatave për të fituar të drejtën e pensionit pas mungesave të ngjashme në dokumentacion.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit