KM miraton Buxhetin ‘2012’. Per Berishen eshte ‘buxheti me i madh ne histori’
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Politike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në mbledhjen e radhës të qeverisë Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin e vitit 2012, i cili më pas do të kalojë për miratim në Kuvend. Gjatë prezantimit të Buxhetit Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si buxhetin më të madh në histori.
Sipas kryeministrit buxheti për 2012 do të garantojë stabilitetin makro ekonomik të vendit.
“Ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i viti 2012 është hartuar nga ministria e Financave, bazuar në objektivat e garantimit të stabilitetit makro ekonomik. Siç jemi zotuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, nuk ka rritje të defiçiteti buxhetor, por vetëm ulje të tij. Projekti më madhor i këtij buxheti është rritja e pagave dhe pensioneve. Vitin e ardhshëm do jemi një ndër vendet më të pakta që rrisin rrogat , pensionet dhe ndihmën ekonomike”,- theksoi Berisha.
Ai i ka bërë thirrje opozitës që të votojë pro këtij buxheti në Kuvend për të mirën e shqiptarëve. “Opozita ta bëjë zemrën gur dhe të votojë në favor të kësaj rritje, sepse pensionistët dhe punonjësit e administratës kanë nevojë për të ardhura”, theksoi Kryeministri.