Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kodheli Qeveria eshte e zhytur ne borxhe (sondazh)

Publikuar me : 27.10.2011 Ne : Politike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 “Niveli i borxhit shtetëror nuk është dhe nuk mund të jetë ai që pretendojnë institucionet prestigjioze të vendit”, u shpreh deputetja socialiste, Mimi Kodheli, gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka një nivel borxhi prej 59.2 për qind, ndërsa Ministria e Financave thotë se borxhi nuk e kalon 57.6 për qind. Sipas deputetes socialiste, qeveria mbetet e zhytur në borxhe, pavarësisht se institucionet shtetërore pretendojnë të kundërtën.

“Shqipëria duhet ta kishte borxhin në nivelin 40-45 për qind, por e ka 60 perqind, dhe ka mundësi edhe më tepër, pasi ne nuk e dimë se sa kjo qeveri është e zhytur në borxhe. Në vitin 1997, borxhi ishte 85 për qind. Në 2005-n, qeveria e gjeti në nivelin 55 për qind. Sipas FMN-së, në vitin 2013, borxhi i Shqipërisë duhet të ishte 55 perqind, por nuk do ta ketë dot, pasi nuk është plotësuar asnjë nga kërkesat e këtij institucioni”, tha Kodheli.

Ajo u ndal gjithashtu në një problem madhor me të cilin bankat po përballen kohët e fundit, kreditë e këqija. “Ato janë 5 ose 6 fishuar. Banka e Shqipërisë thotë që ky është një nivel normal, por ne mendojmë që ky është niveli më i keq që ka përjetuar ndonjëherë ekonomia shqiptare”, tha Kodheli.

 Sondazh

Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post’s poll.

* * *

Rikthehen në Kuvend projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Në rendin e ditës për seancën e sotme janë parashikuar pr/ligji për Gjykatën Administrative, projekligjet për Kodin Penal dhe atë civil si dhe projektligjet për Kodin Rrugor dhe atë detar.

Gjithashtu, në seancën e sotme ishte parashikuar edhe një interpelancë e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, e thirrur nga deputeti socialiste Gazmir Bizhga, por ajo është shtyrë me kërkesë të këtij të fundit.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit