Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kokaine me poste nga Panamaja, 3 ne arrest

Publikuar me : 23.11.2010 Ne : Kronike - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje kg kokaine, u bllokua ne nje dorezim te kontrolluar, qe ishte nisur nga Amerika Qendrore me destinacion Tiranen


DEA Amerikane, zbuloi pakon pak jave me pare dhe i vuri asaj nje mikrocip, per te ndjekur rrugen e saj me satelit


TIRANE- Arrestohen ne makinen e tyre, ne zonen e ish-bllokut, pas daljes nga zyrat e nje agjencie postare private, tre pritesit e nje kg kokaine te ardhur nga Panamaja, qe ishte fshehur brenda nje motorino automjeti.


Lajmi u dha ne konference shtypi te perbashket nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Krimeve te Renda, sipas te cileve kokaina ishte kapur ne operacionin e koduar Motorrino. Sipas prokurorit te ceshtjes, Edvin Kondili, u arrestuan Ilia Xoxe, Arben Uku dhe Ervin Tushe, te tre nga Berati e banues ne Tirane. Ata dyshohen si autore te trafikimit te lendeve narkotike ne bashkepunim.


Nje jave me pare, Prokuroria e Krimeve te Renda regjistroi procedimin penal me nr.113, duke lajmeruar autoritetet e Britanise se Madhe, e me pas autoritetet perkatese ne SHBA dhe Itali, duke asistuar ne menyre te vazhdueshme nga informacionet e ardhura nga Sherbimi Informativ Shteteror per nje sasi kokaine qe do nisej nga Amerika Latine, konkretisht nga Panamaja drejt Shqiperise,- tha prokurori.


Me tej ai tha Kokaina eshte nisur nga Panamaja permes postes se shpejte, e fshehur ne nje motorrino. Ajo kishte destinacion paraprak Tiranen, ne nje adrese te rreme-tha prokurori Kondili ne konference.


Autoritetet e DEA-s (Departamenti i Antidroges) ne SHBA identifikuan pakon qe kishte nje motorine veture ne te cilen ishte fshehur droga. Ata bllokuan ate dhe me pas vendosen brenda saj nje GPRS (nje aparature qe mundeson lokalizimin e pakos ne cdo vend te botes me satelit) dhe me pas e nisen ate serish drejt Tiranes.


Pakoja droge kaloi ne Bullgari, Itali dhe me pas perfundoi ne aeroportin Nene Tereza ne Tirane, ku policia edhe pse e ka identifikuar nuk kreu asnje veprim per sekuestrimin e saj, duke lejuar qe agjencia postare te terhiqte pakon qe me pas eshte sjelle ne kryeqytet.


Sapo eshte dorezuar pakua ne zyrat e kryeqytetit, aty jane paraqitur pritesit per te terheqe pakon. Personat qe kane hyre brenda zyrave jane te dyshuarit Ilia Xoxe dhe Arben Uku ndersa i riu Ervin Tushe i ka pritur ne makine-thane burimet nga prokuroria. Sapo dy te dyshuarit Xoxe dhe Uku jane kthyer ne makine bashke me pakon me kokaine, kane nderhyre forcat e policise duke kryer arrestimin e tyre ne flagrance.


Pas arrestimit te tyre, policia sekuestroi sasine prej nje kg kokaine, qe mendohet se ka qene destinuar per tregun e brendshem dhe nje pjese per tu trafikuar ne shtetet e Evropes perendimore. Mesohet se derguesi i pakos eshte nje shtetas Panamez, por qe dyshohet se eshte emer fiktiv. Sipas prokurorit Kondili, po punohet per identifikimin e personave te tjere te dyshuar si te perfshire ne kete rrjet te trafikut te droges.


Rasti i trete me kokaine nga Amerika Latine


Operacioni i djeshem per arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e nje kg kokaine te nisur nga shtetet e Amerikes Latine, ishte i treti brenda pak kohe. Pasi vetem pak dite me pare, nje shtetas shqiptar u arrestua ne Spital pasi kishte gelltitur rreth 310 gram kokaine dhe vinte nga shteti i Argjentines.


Pak dite para ketij arrestimi, policia arrestoi edhe dy persona te tjere te cilet ishin pritesit e 8 kg kokaine te ardhur nga Argjentina, te fshehur ne nje kontanier te mbushur me oriz dhe qe vinte nga shteti i Bolivise.


Eshte per tu vleresuar gjithashtu edhe bashkepunimi i shkelqyer dhe ne kohe rekord me autoritetet e huaja qe e kane rritur ndjeshem besimin kundrejt autoriteteve shqiptare ne organizimin e ketyre operacioneve te nderlikuara, ku perfshihen disa vende njekohesisht dhe kerkohet besueshmeri dhe nivel i larte profesionalizmi,-tha prokurori Edvin Kondili ne konferencen e djeshme per mediat, bashke me Drejtorin e Hetimit te Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit, Edmond Rizai dhe Drejtorin e Marredhenieve me Jashte ne Prokurorine e Pergjishme, Kaltri Sereci.


Te arrestuarit


Ilia Xoxe, 37 vjec , nga Berati dhe banues ne Tirane
Arben Uku, 38 vjec, nga Berati dhe banues ne Tirane
Ervin Tushe, 30 vjec nga Tirana

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 26 here.
Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urieShtëpia e Verdhë, foto arkiv Anëtarët e familjes Katuçi në Gurrë të Matit kanë hyrë në grevë urie kundër hetimit për akuzat e ish-senatorit, Dik Marty për transplant organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë”. Kryetari i komunës Gurrë, Mustafa Celami konfirmoi lajmin, teksa shton se ka negociuar me ta për të shmangur grevën, pasi janë përfshirë të 15 anëtarët e çdo moshe. Të nxitur nga ky veprim ekstrem i familjes Katuçi, në kërkim të të drejtave të...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet
» Mal i Zi, vdes ne aksident shqiptari
» Tragjedia e Himares, Policia Shkak shpejtesia
» Greqi, kapen 112 kanabis, vinte nga Shqiperia
» Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence
» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit