Publikuar me : 26.08.2011 Ne :
Rajoni - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Helmut Kol dhe Angela Merkel
Në një intervistë të radhë Helmut Kol ish-kancelari i Gjermanisë ka sulmuar publikisht Angela Merkelin për politikën e jashtme. 81-vjeçari gjithashtu është shprehur pakënaqur nga ajo për menaxhimin që i ka bërë krizës së borxheve që ka përfshirë eurozonën.
Kol shprehet se Gjermania ka humbur influencën mbi SHBA-në duke thënë se nuk e kishte imagjinuar kurrë që presidenti i këtij vendi të vizitonte Evropën dhe të mos ndalonte në Gjermani.
“Nuk mund ta imagjinoja kurrë që presidenti i SHBA-së të vizitonte Evropën dhe thjeshtë të fluturonte mbi Gjermaninë”, është shprehur Kol për Bild.
Kol është kancelari më jetë gjatë pas Luftës së Dytë Botërore, “arkitekti” i bashkimit të Gjermanisë dhe një figurë e madhe për Evropën.