UPDATE- Komisioni per Lirite Civile, Drejtesi dhe Punet e Brendshme ne Parlamentin Europian miratoi sot rezoluten per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.
Voten pro raportit e kane dhene 49 eurodeputete, nderkohe qe dy eurodeputete holandeze kane votuar kunder. Votimi konsiderohet nje moment i rendesishem, pasi ai i hap rrugen marrjes se vendimit nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se per liberalizimin e vizave per Shqiperine.
Vendimi perfundimtar per liberalizimin e vizave megjithate merret ne 9 nentor, kur ministrat e Brendshem te BE-se ta miratojne vendimin e Parlamentit Evropian. Pas miratimit te ministrave te Brendshem do te duhen edhe 20 dite te tjera qe vendimi te hyje ne fuqi.
Amendamenti i Daniel Van der Stoep
Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majte holandez, Daniel Van der Stoep, si Shqiperia ashtu dhe Bosnja, me pare duhet te terhiqen nga kjo konference qe te filloje zbatimi i heqjes se regjimit te vizave me dy vendet ballkanike Kjo rregullore hyn ne fuqi ne qofte se Shqiperia si anetare dhe Bosnja si vezhguese ne Organizaten e Konferences Islamike te heqin dore respektivisht nga statusi i anetarit dhe i vezhguesit, - thuhet ne amendament. Propozimi per kete projektligj eshte bere nga nje eurodeputet i majte i Parlamentit Evropian. Ky amendament i Van Der Stoep pritet te diskutohet ne mbledhjen e Komisionit per Lirite Civile, Drejtesi dhe Punet e Brendshme bashke me opinionin e Komisionit te Jashtem lidhur me heqjen e vizave, e paraqitur nga raportuesja Sara Ludford. Dy vendet e BE-se, si Holanda dhe Belgjika, kane probleme me shume vende myslimane per shkak te mospranimit te ambasadoreve te tyre homoseksuale. Ne nje kohe kur te gjithe zerat nga Parlamenti Evropian tregonin per permbushjen e kritereve dhe heqjen e vizave, eurodeputeti holandez paraqet kete amendim, i cili mund te rrezikoje shtyrjen e procesit te liberalizimit te vizave per vendin tone, pasi drafti do te shkaktonte nje ngadalesim te procedures.
E pranishme ne mbledhje ishte edhe eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila eshte shprehur pro heqjes sa me te shpejte te vizave per te dy vendet, Shqiperine e Bosnjen, pasi, sipas saj, tashme kushtet jane plotesuar. Vendi yne ka perfituar nje sere kredish nga kjo organizate, por asnjehere nuk ka qene perfaqesuar gjate mbledhjeve te saj nga zyrtare te larte. Organizata e Konferences Islamike (OKI) eshte nje organizate nderkombetare me nje delegacion te perhershme ne Kombet e Bashkuara, me 57 shtete anetare. Ne te pranohen vende qe kane jo me pak se 5 per qind te popullsise se tyre me perkatesi islame. Teorikisht, mund te behen anetare edhe Franca me Gjermanine nderkohe, Maqedonia eshte anetare vezhguese. Gjuhet zyrtare te organizates jane arabisht, anglisht dhe frengjisht.
____________
Pak dite me pare, Ministri i Jashtem slloven Samuel Zbogar dhe homologu i tij italian Franko Fratini i kane bere thirrje BE-se per te kompletuar procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen deri ne fund te vjeshtes. Nisma vjen vetem nje jave pas raportit te Komisionin Evropian, i cili vleresoi se Shqiperia dhe Bosnja e Hercegovina permbushen te gjitha kerkesat e nevojshme.
___________
Eurokomisionerja Malmstrom deklaroi se Komisioni Evropian mendon se Shqiperia i ka permbushur kushtet per liberalizimin e vizave, ka thene ajo, duke iu referuar raportit te fundit te KE.
Malmstrom, e ngarkuar per ceshtjet e brendshme ne BE, tha se tani pritet mendimi i Keshillit dhe Parlamentit Evropian. Ajo shtoi se ndonese disa shtete nuk jane ende te vendosura lidhur me procesin e liberalizimit te vizave vendimi perfundimtar do te merret nga Keshilli.
___________
Raporti i pergatitur nga tre ekspertet e Komisionit Evropian, te cilet erdhen ne Shqiperi tregon se vendi yne i ka plotesuar tre kriteret e mbetura dhe se eshte gati per te perfituar nga procesi i liberalizimit te vizave. Ne dokumentin qe i eshte shperndare Parlamentit Evropian dhe vendeve anetare te BE-se thuhet se kriteri per zhvillimin e nje strategjie dhe politike per mbeshtetjen dhe riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar eshte plotesuar plotesisht. Eshte bere progres i mire.