Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Komisioni i reformes zgjedhore, ja cfare u vendos diten e pare

Publikuar me : 01.12.2011 Ne : Politike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Komisioni për Reformën Zgjedhore nisi zyrtarisht dje punën për ndryshimin e ligjit zgjedhor. Seanca e parë duket se ishte më tepër një formalitet ku rëndësi iu kushtua procedurave dhe përcaktimit të axhendës. Për muajin dhjetor, komisioni ka vendosur që të fokusohet në seanca dëgjimore me të gjithë aktorët politikë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Më pas, vitin tjetër do të nisë puna konkrete për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në mbledhjen e parë të këtij komisioni parlamentar ad-hoc, kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Takimi është zhvilluar në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit. Seancën e parë të këtij komisioni është drejtuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka mbajtur dhe fjalën përpara anëtarëve të komisionit.

Pas kësaj fjale, media është larguar nga salla dhe mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura, praktikë e cila do të ndiqet në çdo mbledhje të këtij komisioni parlamentar. Më tej, mbledhja ka vijuar për më shumë se një orë, në të cilën është diskutuar mbi procedurat dhe hapat që do të ndjekë komisioni për reformën zgjedhore. Burime nga ky takim bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli”, se pas fjalës së kryeparlamentares fjalën e kanë marrë dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri i opozitës dhe Ilir Rusmali i mazhorancës, të cilët kanë lexuar kornizat ligjore mbi të cilat do të bazohet puna e këtij komisioni. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në funksion të konstituimit të këtij komisioni janë përcaktuar me unanimet grupi i ekspertëve dhe sekretari i komisionit, i cili është zgjedhur Vikto Gumi i PD-së.

Për sa i përket ekspertëve do të jenë Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Bledar Çuçi i Partisë Socialiste që do të bashkëpunojnë me anëtarët e komisionit për çështje të ndryshme. Mësohet se qëllimi i këtyre ekspertëve do të jetë komunikimi me partitë e vogla dhe të gjitha sugjerimet e tyre do t’iu përcillen anëtarëve të komisionit. Po kështu, këto ekspertë do të punojnë edhe me partitë që përfaqësojnë për t’i propozuar amendamente të ndryshme komisionit që të bëhen pjesë e diskutimit apo t’i drejtohen institucioneve ndërkombëtare për një konsultim. “Kemi rënë dakord që gjatë muajit dhjetor të zhvillojmë seanca dëgjimore. Do të thërrasim të gjitha partitë politike, kryesisht partitë e vogla. Më pas do të thërrasim të gjitha organizatat dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Qëllimi i muajit të parë të punës është mbledhja e materialeve nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë. Duhet të përcaktojmë se çfarë duam të ndryshojmë dhe më pas do të hyjnë në gjëra konkrete”,- thanë dje burime nga komisioni.

Sipas tyre, faza e parë është miratuar me konsensus dhe të gjitha palët kanë qenë dakord që të zhvillohen seancat dëgjimore. Por në lidhje me konsensusin në fund të punës, burime nga të dyja partitë janë shprehur skeptike. Sipas tyre, debatet reale do të vijnë në momentin kur do të paraqiten ndryshimet në Kod.

 

 

Gjiknuri: Nëse ka vullnet gjërat arrihen në kohë

Bashkëkryetari socialist i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka sqaruar dje për mediat detajet e mbledhjes së parë. Ai deklaroi se komisioni nuk ka hyrë akoma në përmbajtje dhe se shumë shpejt do të fillojnë punën në lidhje me çështjet konkrete që duhet të adresojë ky komision. Sipas tij, nëse ka vullnet gjërat arrihen edhe në kohën që komisioni ka në dispozicion.

 

Zoti Gjiknuri, çfarë u vendos në mbledhjen e parë të komisionit për reformën zgjedhore?

Komisioni u konstituua, filloi nga puna, u emëruan ekspertët dhe në ditët në vijim do të ketë një informim për të gjitha çështjet që do të diskutohen aty dhe kjo do të jetë një praktikë e përhershme e komisionit të reformës zgjedhore për të njoftuar mediat në lidhje me përmbajtjen e diskutimeve dhe vendimet e arritura. Sot u emërua grupi i ekspertëve, u dhanë detyrat paraprake, u diskutuan dhe disa çështje administrative e teknike të funksionimit të komisionit, si edhe për problemet e tjera. Në përmbajtje akoma nuk kemi hyrë, por shumë shpejt do të fillojmë punën në lidhje me çështjet konkrete që duhet të adresojë ky komision.

 

Me çfarë kanë të bëjnë çështjet konkrete?

Çështjet konkrete tashmë dihen, janë të gjitha ato problematike dhe rekomandime që kanë të bëjnë me procesion zgjedhor në Shqipëri që besoj se u bënë vite që i diskutojmë.

 

Cila do të jetë çështja e parë që do të diskutoni?

Është lënë përmes grupit ekspertëve, do të identifikohen disa çështje konkrete paraprake për të filluar nga puna dhe do t’i vihen në dispozicion komisionit.

 

Po për ndryshimin e sistemit zgjedhor?

Të gjitha çështjet do të informohen në ditët në vijim. E kemi thënë, sistemi zgjedhor është një çështje që do të diskutohet në vazhdim dhe presim propozimet e partive të vogla, kur do të vijë momenti ato do të jenë në tavolinë dhe diskutimi do të hapet.

 

A besoni se do ta mbyllni punën e komisionit brenda afatit apo do të kërkoni shtyrjen?

Shpresoj që puna të shkojë normalisht. Nëse ka vullnet unë them se gjërat arrihen edhe në kohën që kemi në dispozicion.

 

Pra jeni optimist për suksesin?

Jam optimist apo pesimist, e rëndësishme është që filluam nga puna. Kur ka vullnet, ka mundësi edhe për sukses. Kaq mund të them për tani.

 

 

Topi: Komisioni t’i përfundojë punët në kohë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar dje si një sinjal shumë të mirë bashkëpunimi nisjen e punës për reformën zgjedhore. Sipas tij, njerëzit janë në punë praktikisht, dhe aty ku konkretizohet puna, është pikërisht Komisioni. “Unë shpresoj që, ndryshe nga herët e tjera, ky komision t’i përfundojë punët në kohë, sepse janë eksperienca jo fort të këndshme nga e kaluara që, Kodi Zgjedhor miratohet përgjithësisht ditën e fundit. Duke miratuar në kohë, pastaj palët do ta kenë më të thjeshtë për t’u njohur edhe me infrastrukturën zgjedhore. Dhe zgjedhjet nuk janë thjesht për partitë politike”,- tha dje presidenti Topi. “U uroj që të kenë në themel të punës së tyre, jo emocione politike dhe pozicione partiake”,- e mbylli presidenti reagimin e tij.

 

OSBE: Komisioni, një pikënisje e rëndësishme

Kreu i OSBE-ODHIR në Shqipëri, Eugen Volfarth, ka cilësuar dje si një fillim të rëndësishëm, shumë pozitiv dhe dinjitoz të punës së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. “Është një pikënisje e rëndësishme, e cila për fat përkon me këtë javë të rëndësishme të Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit, dhe meqenëse zgjedhjet përbëjnë një element thelbësor të demokracisë është një gjë shumë e mirë që kjo gjë po ndodh menjëherë pas këtyre dy datave të rëndësishme për vendin”, – deklaroi Volfarth. Gjithashtu ai vlerësoi se ka tashmë orientime të mira për të punuar së bashku dhe shprehur besimin se do t’i shohë rezultat e para në fillim të vitit të ardhshëm. Mësohet se edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura, kreu i prezencës ka mbajtur fjalën e tij, në të cilën u ka dhënë të njëjtin mesazh anëtarëve të komisionit ad-hoc që bëri publik edhe në media.

 

Anglia: Shtrëngimet e duarve apo fjalët nuk do të mjaftojnë

“Fotot e rastit, shtrëngimet e duarve apo fjalët nuk do të mjaftojnë. Nëse Shqipëria do te arrije statusin kandidat, neve – partnerët dhe miqtë nga Bashkimi Europian – kemi nevojë të shohim progres urgjent dhe të besueshëm në këto reforma kyçe”. Ky është mesazhi i dhënë dje nga ambasadorja e Britanisë së Madhe, Fiona Mekuilliam, pas përfundimit të mbledhjes së parë të komisionit parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore. Ajo ishte e pranishme gjatë punimeve të kësaj mbledhje dhe pak minuta më vonë përmes zyrës së saj të shtypit shprehur dhe qëndrimin e Anglisë për këtë proces. Ambasadorja britanike vlerësoi punën e këtij komisioni dhe atij për reformën parlamentare si tepër të rëndësishme. Sipas tij, ky proces është jetik për të çuar përpara procesin e integrimit në BE dhe është jetike për demokracinë në Shqipëri. “Deputetet e përfshirë në këto grupe, si edhe kryetarët e partive të tyre kanë tani një mundësi të rëndësishme për të provuar që skeptikët e kanë gabim dhe për t’i treguar partnerëve ndërkombëtare dhe publikut shqiptar se ata janë të angazhuar për reformat demokratike. Mbretëria e Bashkuar dëshiron ta shohë Shqipërinë të ecë përpara me integrimin në BE në muajt e ardhshëm. Ne jemi të gatshëm të mbështesim me asistencë teknike punën e këtyre grupeve të reformave, por vetë shqiptaret duhet të drejtojnë procesin. Jam e inkurajuar nga ajo çfarë pashë sot”, – thuhet në deklaratën e dërguar për mediat nga Fiona Mekuilliam.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit